Duke folur për trajnerin e ri të Kombëtares shqiptare që do të jetë braziliani Sylviho, Gerti Çarçani, tregoi arsyet pse nuk u zgjodh një trajner shqiptar.

Në edicionin e lajmeve në MCN TV, Çarçani u shpreh se një trajner shqiptar do të ndikohej nga rrymat e jashtme.

Një trajner shqiptar, e ka të pashmangshme ndikimin e mentalitetit shqiptar. Kemi format profesionist, por jemi në mentalitet shqiptar. Do ndikohet në zgjedhjet e tij. Kemi Ilir Dajën, po ashtu Shpëtim Duro, por gjithmonë duke qenë se jemi në Shqipëri, pjesa e ndërhyrjes është shumë prezentë.

Duka mendoi që të marrë një trajner nga larg, për të qenë larg këtyre. Janë rryma të shumta që në Shqipëri nuk e lejojnë të punojë. Edhe nëse do të vihej një trajner shqiptar, do vendosej një që nuk ka trajnuar në Shqipëri, por jashtë, siç u përmend edhe Besnik Hasi.

Çarçani deklaroi se Sylvinho duhet të ndezë shkrepësen e motivimit, teksa për Rejën tha se ishte babaxhan më shumë sesa duhet.

Ky trajner grupin e ka ndoshta duhet të ndezë shkrepësen e motivimin. Është një moment ku kemi pasur oshilacione me trajnerin. Reja ishte babaxhan më shumë seç duhej. Aty duhet një trajner me autoritet, që të kthehet në punë. Trajneri lojtarët i ka në dispozicion për pak ditë. Është e rëndësishme që lojtarët të kenë minuta në këmbët e tyre. Ta kthejë kokën nga kampionati shqiptar.