Nga Vllaznia e basketbollit te femrave vijojne largimet e lojtareve cilesore. Pas atyre te fillim-sezonit, tashme prej 2 muajsh nga Shkodra eshte larguar edhe nje tjeter lojtare. Behet fjale per Belma Mekuli.

18 vjeçarja qe eshte edhe pjese e kombetares se kesaj grupmoshe, ka zgjedhur qe te luaje ne kete sezon me ekipin e Barletit dhe madje ne ndeshjen e fundit te ketij viti, ka arritur te shenoje nje kosh shume te rendesishem duke i dhene fitoren ekipit te saj.

Ka qene pikerisht ndeshja ndaj ekipit te Elbasanit, kur Barleti ndodhet ne disavantazh ne shifrat 70-69 dhe nje kosh i Mekulit 9 sekonda para fundit, ka bere qe skuadra e saj t’i gezohet nje fitoreje shume te rendesishme.

E pyetur per arsyen pse u largua nga Vllaznia dhe zgjodhi Barletin, Belma per “Shkodra Sport” do te pergjigjej: “Duke qene se vitin e ardhshem do te shkoj per studime ne Tirane, zgjodha qe te bej nje prove qe kete vit, per te luajtur ne nje nivel me te larte dhe besoj se gjerat po shkojne mire.

Sigurisht qe deshira ishte per te vazhduar te Vllaznia, por me duhet ta bej kete zgjedhje. Po punoj fort çdo dite ne stervitje dhe per kete arsye, dua te falenderoj dy trajneret e ekipit te Barletit, ashtu si dhe dy trajneret e ekipit kombetar qe me kane ndihmuar shume te rritem nga ana profesionale”.

Mekuli e cila luan ne pozicionet 2 dhe 3 sigurisht qe ka krijuar nje boshllek tek Vllaznia, megjithate ajo tashme e ka bere zgjedhjen e saj dhe duket shume e kenaqur me ate se çfare po jep tek ekipi i Barletit./SHKODRA-SPORT.COM/