HomeKRYESORECassano: Mourinho mendon se ka bërë mrekulli me Romën, por unë nuk...

Cassano: Mourinho mendon se ka bërë mrekulli me Romën, por unë nuk shoh asnjë të tillë

Antonio Cassano nuk përdor diplomacinë në atë që thotë së fundmi në lidhje me dy klubet e kryeqytetit, Roma dhe Lazio. Ish-futbollisti vendos nën akuzë trajnerin Jose Mourinho dhe trajnerin Mauricio Sarri. Për të parin shprehet se është mjaft i zoti për të larguar përgjegjësitë nga vetja ndërsa për Sarrin thekson se bëri një idiotësi duke larguar nga detyra drejtorin sportiv, Igli Tare.

“Nuk e kuptoj objektivin e Mourinhos, do të më pëlqente ta takoja. E heq gjithnjë përgjegjësinë nga vetja dhe e kalon atë tek klubi. Mourinhos i pëlqen të bëjë filma, thotë se ka një skuadër për vendin e pestë, gjashtë, shtatë apo tetë. Por, nuk është kjo e vërteta nëse shohim organikën e Romës dhe shifrat që ka shpenzuar këtë merkato.

Klubi ka transferuar lojtarët që kërkoi Mourinho. Nëse këtë verë do t’i ishte ofruar një skuadër më e rëndësishme se Roma do të ishte larguar pa e menduar dy herë. Ai mendon se ka bërë mrekulli me Romën, por unë nuk shoh asnjë mrekulli. Objektivi i Romës duhet të jetë titulli kampion.

Lazio? Mendoj se këtë sezon do të vuajnë shumë, por ajo që e shpëton skuadrën është loja e Mauricio Sarrit. Një lojë të cilën Roma nuk e ka. Por, edhe Sarri një idiotësi e ka bërë. Pas 18-vitesh detyroi Taren të largohej nga klubi, e bëri vetë merkaton këtë verë dhe ajo ishte katastrofë”, tha Cassano.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments