Rocco Vata po le pas demtimin e tij pak nga pak dhe tashme duket se eshte gati te rikthehet ne fushen e lojes me ekipin e pare te Celtic dhe te shpertheje me lojen dhe tekniken e tij.

Djali i ish-kapiteni te Kombetares dhe ish-futbollistit te Vllaznise, Rudi Vata, eshte stervitur me ekipin e pare skocez per pjesen me te madhe te sezonit deri me tani, por muajin e kaluar ai pesoi nje demtim ne kycin e kembes.

Rocco Vata beri debutimin e tij per Celtic kunder Hibernian ne fund te dhjetorit, ndersa vetem dy dite pas asaj paraqitje, ai luajti nje rol kryesor me skuadren B te Celtic, duke shenuar nje gol, teksa ekipi i tij mposhti Rangers me rezultatin 5-2.

I riu 17-vjecar me pas gjeti rrjeten dy here kunder ekipit te te rinjve te Wolves ne nje ndeshje te Kupes Nderkombetare te Premier League me 18-janar, perpara se te dilte i demtuar pas 29-minutash loje.

Detyrimisht, Vata mbeti jashte fushes per disa jave, pasi pesoi nje demtim ne kycin e kembes dhe tashme eshte vetem ceshtje ditesh qe te jete gati per t’u rikthyer ne stervitje me ekipin e pare te Celtic.
Maringlen ZHIVANI