Dinamo ka fituar me rezultatin e thellë 1-4 përballë Pogradecit te drejtuar nga trajneri shkodran Samuel Nikaj. Takimi u zhvillua pikërisht në shtëpinë e këtyre të fundit, stadiumi “Gjorgji Kyçyku”.

Gjithçka mori jetë prej orës 17:00. Blutë e kryeqytetit gjetën 1 herë rrugën e rrjetës në pjesën e parë dhe 3 herë në të dytë. Në anën tjetër pogradecarët u mjaftuan me golin e nderit.

Për Dinamon shënoi fillimisht Daja në minutën e 14’. Më pas ishte radha e Denisson në të 55’ minutë, ndërsa gjithçka e mbyllën golat e Imamit dhe Mehmetajt, respektivisht në minutën e 80’ dhe 90′.

Kujtojmë se pak ditë më parë, 18 herë kampionët e vendit barazuan në tjetër takim miqësor, pikërisht përballë Partizanit(1-1). Sezoni i ri i gjen kryeqytetasit në Kategorinë e Parë, me objektiv të vetëm ngjitjen sërish në Superiore mes më të mirëve.

Krejt ndryshe duket situata per Pogradecin i cili duket se ka ende shume pune per t’u formatuar per sezonin e ri. Trajneri Samuel Nikaj ka shkuar atje me idene e qarte per te ndertuar nje ekip te forte, por sigurisht qe eshte vetem fillimi dhe ne vazhdim gjerat mund te marrin rrjedhe tjeter.