Përveç javës së 22-të, është janë ndarë tashmë edhe oraret për ndeshjet e “Abissnet Superiore” edhe për 3 javë të tjera si dhe për sfidat çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Kështu java e 23-të do të luhet në dy ditë, të premten dhe të shtunën më 24 dhe 25 shkurt. Kjo javë do të startojë me dy sfidat Kukësi-Partizani dhe Bylis-Egnatia në orën 13:00, për të vazhduar më pas po në të njëjtën ditë me Erzeni-Laçi në orën 16:00.

Ditën e shtunë ndërkohë do të luhen sfidat Tirana-Teuta dhe Vllaznia-Kastrioti në orën 16:00.

Më pas do të jetë koha për Kupën e Shqipërisë ku ditën e martë më 28 shkurt do të luhen përballjet Kastrioti-Tirana dhe Egnatia-Laçi në orën 13:00.

Një ditë më pas do të luhet Vllaznia-Partizani dhe Teuta-Kukësi në orën 18:00.

Java e 24-t do të luhet ditën e diel dhe të hënë më 5 dhe 6 mars. Kjo javë starton me përballjet Bylis-Erzeni dhe Egnatia Kastrioti në orën 13:00. Ditën e hënë ndërkohë do të luhen tre sfidat e tjera Laci-Kukësi në orën 13:00, Teuta-Vllaznia në orën 16:00 dhe derbi Partizani-Tirana më 19:00.

Java e 25-të do të luhet më datat 10 dhe 11 mars ditët e premte dhe e shtunë. Më 10 mars Kastrioti-Teuta dhe Kukësi-Bylis do të luhen në orën 13:00, ndërsa në orën 16:00 do të luhet Erzeni-Egnatia. Një ditë më vonë Vllaznia do të presë në “Loro Boriçi”, Partizanin në orën 16:00, ndërsa Tirana luan ndaj Laçit në orën 19:00.

Ndërkohë që sfidat e kthimit në fazën çerekfinale të Kupës do të luhen më 14 dhe 15 mars në mesjavë. Të martën e 14-marsit do të luhen në orën 13:00 Tirana-Kastrioti dhe Kukësi-Teuta, ndërsa në të njëjtin orar një ditë më pas luhet Laçi-Egnatia. Sfida mes Partizanit dhe Vllaznisë do të luhet po ditën e mërkurë, por në orën 16:00.


JAVA E 22-TË “ABISSNET SUPERIORE”

E SHTUNË 18/02/2023 LAÇI-BYLIS ORA 13:00

E SHTUNË 18/02/2023 TEUTA-KUKËSI ORA 16:00

E SHTUNË 18/02/2023 PARTIZANI-ERZENI 19:00

E DIEL 19/02/2023 KASTRIOTI-TIRANA ORA 13:00

E DIEL 19/02/2023 EGNATIA VLLAZNIA ORA 13:00


JAVA E 23-TË “ABISSNET SUPERIORE”

E PREMTE 24/02/2023 KUKËSI-PARTIZANI ORA 13:00

E PREMTE 24/02/2023 BYLIS-EGNATIA ORA 13:00

E PREMTE 24/02/2023 ERZENI-LAÇI ORA 16:00

E SHTUNË 25/02/2023 TIRANA-TEUTA ORA 16:00

E SHTUNË 25/02/2023 VLLAZNIA-KASTRIOTI ORA 16:00


KUPA E SHQIPËRISË – NDESHJET E PARA ÇEREKFINALE

E MARTË 28/02/2023 KASTRIOTI TIRANA ORA 13:00

E MARTË 28/02/2023 EGNATIA-LAÇI ORA 13:00

E MËRKURË 01/03/2023 VLLAZNIA-PARTIZANI ORA 18:00

E MËRKURË 01/03/2023 TEUTA-KUKËSI ORA 18:00


JAVA E 24-T – “ABISSNET SUPERIORE”

E DIEL 05/03/2023 BYLIS-ERZENI ORA 13:00

E DIEL 05/03/2023 EGNATIA-KASTRIOTI ORA 13:00

E HËNË 06/03/2023 LAÇI-KUKËSI ORA 13:00

E HËNË 06/03/2023 TEUTA-VLLAZNIA ORA 16:00

E HËNË 06/03/2023 PARTIZANI-TIRANA ORA 19:00


JAVA E 25-TË – “ABISSNET SUPERIORE”

E PREMTE 10/03/2023 KASTRIOTI-TEUTA ORA 13:00

E PREMTE 10/03/2023 KUKËSI-BYLIS ORA ORA 13:00

E PREMTE 10/03/2023 ERZENI-EGNATIA ORA 16:00

E SHTUNË 11/03/2023 VLLAZNIA-PARTIZANI ORA 16:00

E SHTUNË 11/03/2023 TIRANA-LAÇI ORA 19:00


KUPA E SHQIPËRISË NDESHJET E KTHIMIT ÇEREKFINALE

E MARTË 14/03/2023 TIRANA-KASTRIOTI ORA 13:00

E MARTË 14/03/2023 KUKËSI-TEUTA ORA 13:00

E MËRKURË 15/03/2023 LAÇI-EGNATIA 13:00

E MËRKURË 15/03/2023 PARTIZANI-VLLAZNIA 16:00