Ka përfunduar ditën e sotme procesi i licensimeve për klubet kandidate për pjesëmarrje në kompeticionet e UEFA-s në sezonin 2020-2021.

Komisioni i Licensimit të Klubeve, pasi ka shqyrtuar në detaje të gjithë dosjet e skuadrave të meshkujve dhe femrave, ka marrë vendimet përfundimtare të cilat i janë komunikuar klubeve kandidate.

Klubeve i është kërkuar të mos bëjnë publik vendimin e marrë nga Komisioni në mënyrë që vendimi të mos ndikojë në garë.

Pas përfundimit të kompeticioneve, Federata Shqiptare e Futbollit do të informoj grupet e interesit dhe opinionin publik mbi skuadrat që janë licensuar dhe ato klube që nuk kanë plotësuar kriteret e licensimit e i është refuzuar aplikimi.

Risia e këtij viti në procesin e licensimit është se janë përfshirë dhe skuadrat e Vllaznisë dhe Apolonisë nga futbolli femrave. Shqipëria do të përfaqësohet sezonin e ardhshëm në UEFA Champions League, UEFA Europa League, UEFA Women’s Champions League dhe UEFA Youth League me 6 skuadra.