Sezoni i ri ende nuk ka një datë të caktuar për nisjen e tij, c’ka ka sjell dhe stepjen e skuadrave për t’u organizuar. Përvec ekipeve pjesëmarrëse në kompeticionet e Europës, pjesa tjetër e Kategorisë Superiore vijon me pushime. Nga ky rregull nuk bën përjashtim as Vllaznia, futbollsitët e të cilëve vijojnë të jenë me pushime ashtu si edhe drejtuesit. Por pushimi i tejzgjatur nuk është dicka që pëlqehet shumë në Shkodër dhe këto janë fjalët e kapitenit Ndricim Shtubina.

 

“Na janë mërzit pushimet pasi jemi mësuar me stërvitje dhe lojë. Por këto gjëra i marin përsipër drejtuesit edhe pse ne lojtarët vijojmë të stërvitemi individualisht. Por ky është futbolli shqiptar.”
Problemi kryesor për momentin në Shkodër është largimi i futbollistëve. Atyre që mbyllën kontratën në fundin e sezonit të kaluar i janë shtuar edhe Hebaj e Cinari, me të parin që kaloi tek Domzhale ndërsa i dyti kërkon të provojë aventurën jashtë Shqipërisë. Me kohën që kalon problem mbetet edhe atlernativat cilësore të kampionatit, edhe pse Shtubina ka bindjen që do të dijnë të dalin nga kjo situatë.“Klubi duhet të jetë i kujdesshëm me afrimet e lojtarëve. Gjithsesi duhet të theksojmë se sezoni ende nuk ka filluar dhe kam bindjen se drejtuesit do të bëjnë zgjidhjen e duhur.”- ka deklaruar ai per “Supersport”.Prej kohësh në Shkodër kërkojnë një president në krye të Vllaznisë, teksa së fundmi ka dalë në skenë emri i deputetit Tom Doshi si një sponsor i mundshëm për skuadrën. Shtubina ashtu si dhe trajneri Cungu më parë mirëpret këdo që dëshiron të japë kontribut për skuadrën.“Cdo sponsor që vjen është mirë për ekipin dhe qytetin. Drejtuesit duhet ti marin me qetësi dhe të mos nguten por kushdo që vjen është i mirëpritur”- është shprehur ai.