Edon Hasani kërkohet nga tre ekipe në Superiore, duke nisur me Vllazninë që kërkon ta rikthejë shkodranin në shtëpi, ndërkohë që atë e pret edhe Shpëtim Duro në Vlorë. Tjetër pistë është ajo e Partizanit, por Hasani po mendohet mirë për skuadrën që do firmosë, pasi për momentin ka edhe një ofertë të rëndësishme nga jashtë.

 

Është skuadra e Sepahanit në Iran ajo që do mesfushorin që së fundmi ka luajtur për Kukësin dhe sipas “Supersport” lojtari pret të mbyllë marrëveshjen me ish-ekipin e Ervin Bulku dhe Xhevahir Sukajt. Ne Shkoder ne fakt kane patur shume shprese se Hasani mund te luante per skuadren kuqeblu pas ofertes se bere nga administratori Gjyrezi dhe deshires se madhe te trajnerit Cungu per ta patur ne skuader. Por dalja ne skene e kesaj oferte nga Irani mund te kete prishur shume plane te drejtuesve te Vllaznise.