Armando Broja! Shqiperia duket se eshte me fat qe e ka nje lojtar te tille, pavaresisht asaj se çfare mund te jete thene e diskutuar kohet e fundit ne lidhje me lojtarin aktual te Fullham. Por paraqitja e tij e mbremshme ndaj Suedise padyshim qe i ka bindur te gjithe per aftesite e tij.

Ndonese ende jo ndoshta ne formen e tij me te mire, ai tregoi se do te jete pika e referimit e kombetares shqiptare edhe ne Europianin e ardhshem. Ai qe i del ne mbrojtje Brojes kete here eshte ish- futbollisti Redi Jupi.

“Nuk ka diskutim fare për ftesën, Brojës duhet t’i jepet statusi, të trajtohet më mirë. Për mua Shqipëria duhet ta ndërtojë lojën rreth Brojës.

Në hapësirë kohore, Broja mund të bëjë gjëra më të rrezikshme se 10 lojtarët tanë të tjerë. Mesfusha duhet ta nisi kundërsulmin me të dhe ta furnizojnë më shumë, duhet të përdorim aftësitë e këtij njeriu”, tha Jupi.