Ka zhvilluar 4 ndeshje deri tani ne boksin profesionist dhe i ka fituar te gjitha. Madje 3 prej tyre me KO. E kemi fjalen per boksierin shkodran Senad Drini. Mbremjen e se shtunes ai do te zhvilloje ndeshjen e peste, kete here ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, ne prani te shume tifozeve shkodrane.

Vete ai ne nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport” eshte shprehur i bindur ne suksesin e rradhes sepse ka punuar fort gjate gjithe kesaj periudhe ne stervitje dhe tashme eshte momenti t’i gezohet fitores.

“Është ndeshja ime e pestë në boksin profesionist, kam përballë një kundërshtar të mirë dhe kam përshtypjen që do të jetë një ndeshje e fortë dhe e bukur. Po punojmë ditë për ditë. Jam i përgatitur. Këtë sport e kam pasion dhe mendoj se do të kem suksese edhe në të ardhmen.

Boksi në Shqipëri po rritet edhe për shkak të promovimit kohët e fundit dhe mendoj se kjo do të zgjasë. Është normale të kesh emocione kur luan para publikut tënd, por këto janë emocione të bukura. Normalisht që do ta shijoj këtë ndeshje, por mendjen e kam edhe te fitorja”- eshte shprehur Drini-

Te plote prononcimin e boksierit te Vllaznise mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: