Medin Zhega ka qene nje nder futbollistet me te njohur dhe me te medhenj te Vllaznise ne periudhen ’63-’79.

Ne kete periudhe, ai luajti futboll me ekipet e Vllaznise dhe Dinamos, duke qene nje nder nga futbollistet me te mire te vendit, i shquar si golashenues ne ndeshje kombetare dhe nderkombetare. Ne vitin 1965 dhe ne vazhdim, u ftua per te qene edhe futbollist i ekipit te Kombetares se Shqiperise.

Nderkohe ne vitin 1981, mbaroi shkollen e trajnereve ne Austri. Zhega kreu gjithashtu nje seri kualifikimesh per trajner jashte vendit.

Ne vitet ’84-’86, punoi si ndihmes-trajner i ekipit te Kombetares se Shqiperise dhe atij olimpik. Ne vitet ’92-’96, ishte edhe deputet i Partise Socialiste ne Kuvendin e Shqiperise.

Ne vitet ’99-2001, Zhega ishte trajner i ekipit Kombetar te Shqiperise. Nen drejtimin e mjeshtrit Zhega, skuadra jone kombetare, ne vitin 2001, fitoi turneun e zhvilluar ne ate kohe ne Malte.Zhega fitoi edhe titullin e larte “Mjeshter i Merituar i Sportit”.

Kur u shkarkua nga detyra e trajnerit te ekipit Kombetar te Shqiperise, post qe e mbajti deri ne vitin 2001, ai u emerua anetar i Komitetit Ekzekutiv te FSHF. Kete post, e mbajti deri ne vitin 2010.

Ne vitin 2009, gjate spektaklit per nder te 90-te vjetorit te themelimit te klubit shumesportesh “Vllaznia”, ai nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i qytetit te Shkodres.

Megjithate me pas, me 5 maj te 2011, gjate nje udhetimi familjar dhe qendrimi ne Toronto te Kanadase, ai pesoi nje aksident, i cili fatkeqesisht e denoi qe te mbetej i paralizuar, per 13 muaj. Ai vdiq ne Tirane me 12 qershor 2012, megjithate Zhega ka lene pas shume kujtime me veprat e tij si futbollist edhe sot. Tashme, trupi i tij prehet ne varrezat e Sharres ne Tirane.

Ky ishte Medin Zhega, padyshim nje nder futbollistet me te mire te vendit dhe poashtu i Shkodres, i shquar si golashenues ne shume ndeshje te rendesishme.
Maringlen ZHIVANI