Mbremjen e sotme, Roma dhe Feyenoord do te jene ne kerkim te trofeut te pare te Conference League. Ne fakt, te dyja skuadrat jane perballur me pare, ne Europa League ne 2014-2015, ku italianet arriten te sigurojne kualifikimin ne turin pasardhes.

Nderkohe qe tashme, skuadra e Mourinhos do te sfidoje nje tjeter Feyenoord, per nje ndeshje krejt tjeter, pikerisht per finalen e Conference League, qe do te luhet mbremjen e sotme ne oren 21:00 ne “Air Albania”, ne Tirane.

Hollandezet mund te fitojne titullin e katert europian, pas UEFA Champions League njehere dhe dy here te tjera, UEFA Europa League. Nderkohe qe, per verdhekuqte eshte finalja e trete europiane ne historine e tyre.

Roma e ka siguruar kualifikimin per ne Europa League per sezonin e ardhshem, pavaresisht rezultatit qe do te arrijne ne finalen e sotme te Conference League. Nderkohe, skuadra e Feyenoord e ka mbyllur kampionatin hollandez ne vendin e trete pas Ajax dhe PSV Eindhoven.

Feyenoord nuk eshte mundur ne 12 ndeshje ne Conference League, me 8 fitore dhe 4 barazime. Nderkohe qe, skuadra e Mourinhos ka humbur vetem 2 nga 12 ndeshjet ne Conference League ne kete sezon dhe ka siguruar 7 fitore dhe 3 barazime.

Dy humbjet i ka pesuar nga Bodo/Glimt. Megjithate, italianet e kane mbajtur porten te paprekur pese here.

Ndeshja e sotme ne Tirane, eshte ndeshja e trete ne Europe midis Romes dhe Feyenoord. Te dyja skuadrat jane perballur ne Europa League ne 2014-2015, ku italianet arriten te sigurojne kualifikimin ne turin pasardhes.

Megjithate, tashme mbrojtja hollandeze duhet te kete kujdes nga goditjet nga kendi. Abraham me shoke kane shenuar 6 gola pas topit te ardhur nga goditja e kendit, dyfishi i çdo skuadre tjeter pjesemarrese ne Conference League.

Roma dhe Feyenoord shenojne shume ne 30 minutat e para, prandaj kjo ndeshje mbremjen e sotme ne stadiumin “Air Albania” ne kryeqytet mbetet nje ndeshje e gjitha per t’u shijuar.
Maringlen ZHIVANI