Ne oren 19:00 te mbremjes se sotme, ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, do te luhet ndeshja e katert e finales se basketbollit per meshkuj, ku perballe jane Vllaznia dhe Teuta, teksa pritet te jete nje finale serish me shume emocione.

Teuta eshte ne epersi ne seri te fitoreve, me rezultatin 2-1 kunder Vllaznise. Durrsaket me nje fitore te sotshme, mund te kurorezohen me titullin e kampionit ne kampionatin shqiptar te basketbollit. Ne tri ndeshjet e para finale te play-off, rezultatet ishin te thella.

Nderkohe qe tashme, skuadra kuqeblu me ne krye trajnerin Damian Bekteshi eshte pergatitur per te perseritur suksesin e javes se kaluar, kur e mundi Teuten ne Shkoder, madje edhe me rezultat te thelle. Nje fitore kjo qe krahas te tjerave, pati brenda edhe nje atmosfere te jashtezakonshme nga ana e tifozerise shkodrane, e cila pritet te jete e shumte ne numer edhe per ndeshjen e sotme.

Te motivuar edhe nga presidenca, ne kampin kuqeblu, jane te karikuar ne maksimum per ta fituar finalen e katert dhe ne kete menyre ta çojne finalen e madhe te fazes play-off, ne nje beteje te peste.

Nderkohe, ne sfidat e zhvilluara deri me tani, ka pasur nje rol te rendesishem faktori fushe, pasi te dyja ekipet jane mbeshtetur fuqimisht nga tifozet ne takimet qe kane luajtur ne shtepi. Keshtu qe, kuqeblute ne kete takim mund te mbeshteten serish tek publiku i zjarrte shkodran. Per kete sfide, Vllaznia u ka bere thirrje me ane te nje postimi ne rrjetet sociale, duke kerkuar perkrahjen e tifozeve.

Finalja e katert luhet sot ne mbremje ne oren 19:00 ne pallatin e sportit ne Shkoder. Vllaznia synon fitore dhe te mbetet ende ne gare per titull, teksa atehere do te zhvillohet perballja e peste ne Durres te shtunen ne mbremje. Nderkohe qe, Teuta do te mobilizoje te gjitha forcat vetem per fitore dhe te festoje titullin e kampionit ne Shkoder.

Takimet mes ketyre dy skuadrave kane sjellur basketboll cilesor dhe keshtu pritet te jete edhe sonte ne mbremje. Keshtu qe, parashikohet nje beteje e zjarrte mes Vllaznise dhe Teutes, skuadra qe kane nga disa basketbolliste te huaj ne perberje. Siç dihet, ekipi qe arrin numrin e tri fitoreve, kurorezohet kampion i Shqiperise.

Teuta, kampione ne fuqi, kerkon titullin e katert ne histori, ndersa Vllaznia ka ne shenjester titullin e dhjete kampion dhe vendosjen e yllit ne fanelle, duke rikthyer ne shtepi nje trofe qe mungon prej vitit 2016.
Maringlen ZHIVANI