Vllaznia po behet gati per ndeshjen e rradhes dhe nje nga pikat e forta te saj eshte padyshim edhe senegalezi Diagne. Mbrojtësi 73 minuta në fitoren e Vllaznisë ndaj Labërisë në Kupë dhe forma e tij duket e mire.

Senegalezi, pas ndeshjes, ka bërë një postim në profilin e tij në rrjetet sociale ku tregon mentalitetin që ka skuadra ku ai luan, pasi nuk mendohet specifikisht për kundërshtarin, por për marrjen e fitores.

“Ne nuk luajmë kundër një ekipi specifik, por luajmë për të luftuar kundër idesë së humbjes”, shkruan mbrojtësi Dianje në profilin e tij në “Instagram”.

Senegalezi ka CV të pasur, por ai ende nuk ka arritur që ta gjejë veten plotësisht te Vllaznia, e cila ka shumë nevojë për shërbimet e tij në qendër të mbrojtjes.

Dinamo është shembulli konkret për të vërtetuar realisht atë që ka shkruar senegalezi për Vllazninë. Per kete arsye, duhet pritur rezultati i kesaj ndeshje e cila do te luhet te henen ne oren 19.45 ne stadiumin “Loro Boriçi”.