Agim Ibraimi është kthyer në një lider te Dinamo. Kapiteni i skuadrës shënoi golin e dytë dje në Kupë ndaj Erzenit në fitoren 2-0 që blutë morën dje ndaj skuadrës shijakase.

Pas ndeshjes për “Supersport”, Ibraimi u shpreh se ishte një kualifikim i merituar, ndërsa tani e gjithë vëmendje përqendrohet te sfida ndaj Vllaznisë në kampionat që do të luhet ditën e hënë.

“Ishte një kualifikim i merituar, mendoj se treguam karakter. Duke pasur parasysh ndeshjen e parë me Erzenin, ku bëmë gabime dhe humbëm, dje kishte shumë përmirësime.

U futëm në lojë me shumë sukses dhe dashuri për të arritur sa më shpejt fitoren që do të na siguronte kualifikimin. Ashtu siç e menduam para ndeshjes, ashtu doli edhe në fushë kjo lojë për ne. Tashmë duhet të shikojmë përpara, pasi na pret një ndeshje e fortë në Shkodër”, u shpreh Ibraimi./newsport/