Atletika shkodrane: Mos na e prishni pistën e stadiumit!

0

Komuniteti i atletikës shkodrane "është hedhur në sulm" ndaj njerëzve që mendojnë se me rikonstruksionin e plotë të stadiumit "Loro Boriçi", duhet prishur edhe pista e atletikës që është brenda tij. Ndërtimi i tribunës nga tregu i Zdrales afër fushës, do të thotë që pista ekzistuese në këtë pjesë, të mos funksionojë më. Në këtë mënyrë, me mosfunksionimin e saj, sigurisht që nuk vlen as ekzistenca në tre anët e tjera. Në kushte të tilla, pritet që nesër në sallën e Këshillit Bashkiak kur do zhvillohen diskutimet për projektin e stadiumit, të ketë edhe pjestarë të komunitetit të atletikës shkodrane. Në emër të tyre ndoshta do flasë dhe do mbrojë idenë e ekzistencës së pistës shefi i klubit shumësportësh Vllaznia Gëzim Mema që është njëkohësisht edhe një nga trajnerët e këtij sporti.

80 vjet të Kampionatit Shqiptar të Atletikës së Lehtë: 1929-2009

0
Nga Besnik DizdariMë duhet t’i kthehem shkrimeve të mëparshme. Për shembull, këtyre rreshtave të botuar këtu në “TemA” gati dy vjet më parë:“… 80-vjetori i Kampionatit Kombëtar të Atletikës shqiptare dhe të të gjithë kampionateve kombëtare të sporteve në...

Vllaznia e atletikës dhuron një tjetër surprizë. Një 14 vjeçare shpallet kampione

0
Shkodra dhe sporti shkodran vazhdojnë të na dhurojnë befasi nga më të ndryshmet. Ditën e djeshme, kampioni i kërcimeve Izmir Smajlaj u shpall kampion kombëtar në një disiplinë tjetër, atë të shpejtësisë në 100 metra. Por, kjo e Kampionit...

Vllaznia kampione e Shqipërisë në garat e 18 vjeçarëve

0

Vllaznia për djem, ashtu siç pritej, është shpallur kampione kombëtare në kampionatin e 18 vjeçarëve të zhvilluar pasditen e sotme. Garat kanë patur shumë rivalitet por në fund kanë triumfuar shkodranët. Kampionati është zhvilluar si zakonisht në stadiumin "Qemal Stafa" në Tiranë dhe në të kanë marrë pjesë të gjithë ekipet e vendit me sportistët e tyre më të mirë. Vllaznia ka qenë e kompletuar në të gjitha disiplinat sportive. Trajnerët Vildan Tufi, Albert Marashi, Isak Bala, Fatjon Serhati dhe Dorjan Tafa kanë punuar në mënyrë të shkëlqyer gjatë gjithë kësaj periudhe derisa kanë korrur suksesin sot. Në fund të garave të sotme, Vllaznia ka arritur të grumbullojë 98 pikë duke zënë vendin e parë dhe shpallur kampione për vitin 2013.

E pesta në botë dhe rekord kombëtar, Luiza Gega rishkruan historinë e atletikës shqiptare

0
Është e jashtëzakonshme dhe e pabesueshme ajo që po realizon Luiza Gega nga gara në garë. Kampionia kuqezi ka dhuruar në orët e para të mëngjesit të sotëm paraqitjen më të mirë të të gjitha kohërave për Shqipërinë në një...

Vildan Tufi “bën gati” pasardhësen e Vera Bregut. Shumë shpejt do thyejë rekordet e...

0
Distanca 6.53 metra e arritur në vitin e largët 1989 nga kampionia e madhe Vera Bregu, është ende në fuqi në garën e kërcimit së gjati në Shqipëri për femra. Që prej asaj kohe, pra 29 vite më parë,...

Reagon Izmir Smajlaj: Stop dopingut!

0
Kampioni i Europës me flamurin shqiptar në atletike ka reaguar nga Turqia ku po kryen përgatitjet për garën e radhës, për lajmin se Romela Begaj ka rezultuar pozitive me doping. Me një status në “Facebook”, ai ka bërë thirrje...

Lojërat Olimpike/ Rezultat fantastik për Shqipërinë, Luiza Gega kualifikohet në finale

0
Lajme pozitive nga Lojërat Olimpike që janë duke u zhvilluar në Tokio. Atletja shqiptare, Luiza Gega, ka arritur një rezultat fantastik, teksa është kualifikuar në finalet e 3000 m me pengesa. 32-vjeçarja nga Dibra, shënoi kohën 9:23.85, duke u renditur...

Keraxhijeva e Kiradiliev fituesit e edicionit të 7-të të “Maratonës së Pavarësisë”

0
Maratona e Pavarësisë një eveniment ndërkombëtar! Të nisur nga Ulqini, 90 pjesëmarrës kanë mbërritur në Shkodër dhe janë pritur nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi. Si asnjëherë më parë, garuesit ishin nga Kosova, Shqipëria, Mali i...

Admir Bregu: E pres një ofertë nga Vllaznia

0

E çuditshme por kampioni dhe rekordmeni i atletikës shqiptare, atleti shkodran Admir Bregu gjatë vitit 2011 ka konkurruar për ekipin e... Elbasanit. Në pamje të parë, nuk ka asnjë lidhje me këtë qytet që më së shumti nuk është shquar asnjëherë për atletikë por arsyeja pse Bregu zgjodhi Elbasanin për të garuar, kanë qenë ajo financiare. E ka shpjeguar vetë Admiri ekskluzivisht për www.shkodrasport.com kur ka thënë: "Ju mund t'u duket e çuditshme por kjo është e vërtetë. Kam konkurruar gjatë këtij viti për Elbasanin sepse ky klub dhe ky qytet mi plotësuan kërkesat e mia.