Komuniteti i atletikës shkodrane “është hedhur në sulm” ndaj njerëzve që mendojnë se me rikonstruksionin e plotë të stadiumit “Loro Boriçi”, duhet prishur edhe pista e atletikës që është brenda tij. Ndërtimi i tribunës nga tregu i Zdrales afër fushës, do të thotë që pista ekzistuese në këtë pjesë, të mos funksionojë më. Në këtë mënyrë, me mosfunksionimin e saj, sigurisht që nuk vlen as ekzistenca në tre anët e tjera. Në kushte të tilla, pritet që nesër në sallën e Këshillit Bashkiak kur do zhvillohen diskutimet për projektin e stadiumit, të ketë edhe pjestarë të komunitetit të atletikës shkodrane. Në emër të tyre ndoshta do flasë dhe do mbrojë idenë e ekzistencës së pistës shefi i klubit shumësportësh Vllaznia Gëzim Mema që është njëkohësisht edhe një nga trajnerët e këtij sporti. Përkrah tij mund të jenë edhe figura të tjera të atletikës shkodrane si kampioni e rekordmeni Oltion Luli, trajnerët Vildan Tufi, Isak Bala etj. Më shumë se “u djeg” atyre kjo çështje, sigurisht që nuk i djeg askujt dhe prandaj ata do jenë nesër në sallën e Këshillit Bashkiak për ta mbrojtur tezën e ndërtimit të plotë të “Loro Boriçit” por me pistë atletike të rregullt brenda tij.Prezenca e tyre parashikohet të jetë në sallë megjithatë mund të ndodhë edhe ndryshe. Takimi i nesërm me përfaqësuesit e studios italiane është i hapur dhe pikërisht për këtë arsye organizohet, për të rrahur mendime dhe sugjerime si mund të bëhet më mirë ky rikontruksion i plotë i stadiumit. E mira do ishte që të bëhej dhe pista e atletikës të mbeste por…

www.shkodrasport.com