Shkodra gati të ketë një pistë me tartan

0

Vllaznia është bërë përfituese e një fondi që është akorduar nga Federata Botërore e Atletikës. Organi më i lartë i mbretëreshës së sporteve ka konfirmuar një financim për skuadrën kampione në Shqipëri. Këtë titull prej shumë vitesh radhazi e mban Vllaznia dhe automatikisht ai investim do të shkojë për këtë skuadër. Në fakt bëhët fjalë për një shtresë tartani që Federata Botërore ka dhënë për ekipin më të mirë shqiptar. Stadiumit “Loro Boriçi” i mungon pjesa e tartanit dhe në këtë mënyrë në ndihmë ka ardhur Federata Botërore.

Atletet e Vllaznise, pergatitoren ne Tivar te Malit te Zi

0

Skuadra e Vllaznisë në sportin e atletikës me 18 tetor do të niset për të zhvilluar një pjesë të fazës përgatitore në Malin e Zi. Shkodranët për 7 ditë me radhë do të qëndrojnë në qytetin e Tivarit në shtetin fqinj për të zhvilluar stërvitjen. Në fakt kjo është realizuar vitet e mëparshme më heret por këtë vit pikërisht në këtë periudhë janë arritur të sigurohen financat nga “Sport Klub Vllaznia” nga ku do të mundësohet përgatitja në Malin e Zi.

Atletike, faza pergatitore

0

Skuadra e Vllaznisë në Atletikë ka nisur fazën përgaditore. Kuqeblutë janë duke u përgaditur për aktivitetet që do të kenë në vijim. Shkodranët pasi kane kryer pushimet verore i janë rikthyer stërvitjeve intensive. Të gjitha skuadrat e meshkujve dhe femrave prej ditësh kanë nisur seancat stërvitore për garat që do të kenë në vazhdimësi.