Gjysmëfinalja e parë Vllaznia- Klubi Tirana, të premten ora 19.00
Ndeshja e parë gjysmëfinale e play off-it të kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj në mes Vllaznisë dhe Klubit Tirana do të zhvillohet ditën e premte datë 12 prill. Klubi shkodran ka caktuar edhe orën e zhvillimit të kësaj ndeshje, që do jetë ora 19.00 në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Në të njëjtën orë madje do jetë edhe ndeshja e dytë, ajo që do të zhvillohet në Tiranë më 15 prill. Lajmi konfirmohet nga drejtuesit e ekipit shkodran të cilët njëkohësisht kanë bërë të ditur se parashikohet një festë e vërtetë të premten pasdite në pallatin e sportit të Shkodrës. Vllaznia mund edhe Shoqatën Tirana dhe përfundimisht e dyta
Vllaznia e ka fituar edhe ndeshjen e fundit të fazës së dytë të kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj. Ajo ka mundur dje në Tiranë me rezultatin 93-68 ekipin e Shoqatës Tirana. Ndeshja ka qenë e dominuar gjatë gjithë kohës nga djemtë e trajnerit Gjeçaj të cilët nuk e kanë vënë asnjëherë në dyshim fitoren në këtë ndeshje. E arritur me 25 pikë epërsi, ajo ka treguar edhe njëherë tjetër formën e mirë që gëzon ekipi shkodran. Vllaznia humbet me 20 pikë në miqësoren ndaj Ulqinit
Ndeshja miqesore ne mes ekipit te Ulqinit dhe Vllaznise e zhvilluar dy nete me pare ne pallatin e sportit te qytetit te Ulqinit, eshte mbyllur me fitoren e skuadres vendase me rezultatin 93-73. Diferenca prej 20 pikesh ka qene e vulosur ne fundin e ndeshjes megjithate duhet thene se ka qene nje takim me shume rivalitet. Trajneri Bledar Gjeçaj ndaj ketij kundershtari ka dashur te shohe gjendjen e skuadres se tij dhe per me teper, t'i pershtatet menyres se te luajturit qe do aplikoje ne ndeshjet e play- off-it. Vllaznia fiton 83-81 në një ndeshje të fortë me Skënderbeun
Luftë e fortë sportive, rivalitet dhe emocione të shumta në përballjen Vllaznia-Skenderbeu në basketboll për femra. Sfida e luajtur në pallatin e sportit pasditen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës ka qënë e fundit, ka qënë me të vertetë shumë interesante. Mikeshat e drejtuara nga trajneri I tyre Papa, e ka nisur mjaft mirë teksa fitojnë perioden e parë me shifrat, 19-24. Ndërkohë, vendaset me trajner Rajmond Rashen, përmbysim gjithçka në perioden e dytë, ku duke e fituar me shifrat 24-14, jo vetem e barazojnë rezultatin, por e mbyllin pjesen e parë në favorin e tyre me rezultatin 43-41. Vllaznia për të rinj mundet 51-57 nga Partizani në Shkodër
Vllaznia në basketboll për të rinj është mundur në ndeshjen e luajtur sot në Shkodër nga Partizani. Rezultati përfundimtar i takimit të luajtur në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" ka qenë 51-57 për miqtë. Në fakt nuk ka qenë një paraqitje e mirë e djemve të drejtuar nga trajneri Roland Koka. Ata vetëm në përfundim të periodës së dytë kanë qenë në avantazh por më tej nuk kanë mundur ta ruajnë dot atë dhe për rrjedhojë e kanë humbur ndeshjen. Perioda e parë është mbyllur me rezultatin 19-13 për Partizanin, ndërkohë në të dytën është Vllaznia që fiton 18-11 dhe në këtë mënyrë gjysma e ndeshjes është mbyllur me 1 pikë në favor të shkodranëve. Vllaznia prezanton dy blerjet e fundit: Devrnja dhe Jeftiç
Vllaznia në basketboll për meshkuj ka bërë sot prezantimin zyrtar të dy blerjeve të saj të fundit, të basketbollistëve serbë Bogoljub Devrnja dhe Nikola Jeftiç. Ka qenë inspektori I lojërave me dorë në klubin Vllaznia Astrit Zaganjori dhe trajneri Bledar Gjeçaj që kanë bërë prezantimin e tyre duke I konsideruar dy blerje shumë të rëndësishme në prag të nisjes së fazës më të rëndësishme të kampionatit, asaj të plej- ofit. Trajneri I këtij ekipi Bledar Gjeçaj duke folur për gazetën online www.shkodrasport.com, I ka konsideruar dy blerje shumë të rëndësishme ato të bëra së fundi. Vllaznia firmos me dy basketbollistët serbë, Devrnja dhe Jeftiç
Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj e ka bërë realitet edhe marrjen e dy basketbollistëve serbë me të cilët ishte në kontakt dy ditët e fundit. Ditën e sotme, presidenti i shoqatës së basketbollit shkodran Sokol Dibra ka hedhur firmë në kontrata me këta dy basketbollistë. Ashtu siç kemi bërë të ditur ditën e djeshme, bëhet fjalë për Bogoljub Devrnja dhe Nikola Jeftiç. I pari, Devrnja është 33 vjeç dhe i gjatë 2.03 m. Ai ka luajtur deri para pak ditësh me ekipin Inter Bratislava. Ka shumë përvojë dhe për rrjedhojë, me përvojën e tij pritet ta çojë Vllazninë drejt titullit kampion. Vllaznia pranë marrjes së dy basketbollistëve të tjerë serbë
Mund të shkojë në pesë numri i basketbollistëve të huaj tek ekipi i basketbollit të meshkujve të Vllaznisë. Pas largimit të papritur të maqedonasit Markovskit, presidenti i këtij ekipi Sokol Dibra ka kërkuar ta plotësojë menjëherë këtë boshllëk teksa ka hyrë në tratativa me të tjerë lojtarë. Për këtë arsye, kanë mbërritur sot në Shkodër dhe kanë filluar stërvitjen me Vllazninë edhe dy basketbollistë të tjerë serbë. Bëhet fjalë për Bogoljub Devrnja dhe Nikola Jevtiç. I pari duket një lojtar shumë cilësor. Ai vjen nga ekipi i Inter Bratislavës me të cilin ka luajtur brenda pak ditësh dhe pritet të shihet nëse do bjerë dakord me drejtuesit e Vllaznisë për kushtet e kontratës. Vllaznia mund edhe Apoloninë 103-87. Tani gati për play- off
Ekipi I basketbollit të meshkujve të Vllaznisë ka arritur një tjetër fitore në kampionat. Këtë herë ndaj Apolonisë së Fierit me rezultatin 103 -...
Maqedonasi Markovski ikën nga Vllaznia. Prish planet e Gjeçajt
Nëse volejbolli ka nisur dhe po zhvillon ndeshjet gjysmëfinale të plej-ofit, basketbolli ende është në fazën e dytë të kampionatit. Megjithatë, vetëm dy javë...



















