Vllaznia në basketboll për meshkuj ka bërë sot prezantimin zyrtar të dy blerjeve të saj të fundit, të basketbollistëve serbë Bogoljub Devrnja dhe Nikola Jeftiç. Ka qenë inspektori I lojërave me dorë në klubin Vllaznia Astrit Zaganjori dhe trajneri Bledar Gjeçaj që kanë bërë prezantimin e tyre duke I konsideruar dy  blerje shumë të rëndësishme në prag të nisjes së fazës më të rëndësishme të kampionatit, asaj të plej- ofit. Trajneri I këtij ekipi Bledar Gjeçaj duke folur për gazetën online www.shkodrasport.com, I ka konsideruar dy blerje shumë të rëndësishme ato të bëra së fundi. “Ardhja e Devrnja dhe Jeftiç e ka rritur shumë forcën e skuadrës sonë. I pari ka shumë përvojë pavarësisht se nuk është në formën e tij më të mirë aktualisht ndërkohë që i dyti është shpallur lojtari më i mirë i skuadrës së tij në kampionatin e fundit. Me to në skuadër sigurisht që jemi më të fortë dhe do të kërkojmë të shkojmë drejt titullit kampion”-ka thënë ai. Me ardhjen e Devrnja dhe Jeftiç, ka shkuar në pesë numri I të huajve në skuadrën shkodrane dhe objektivi tashmë është I qartë, marrja e titullit kampion. Këtë e thotë edhe trajneri Gjeçaj kur thotë: Ky i sivjetmi besoj se do jetë play-offi më i bukur i gjithë këtyre viteve të fundit sepse do ketë rivalitet dhe po ashtu shumë tifozë në pallatet e sportit. Ne do hyjmë me objektivin e qartë për t’u shpallur kampionë”. Prezantimi I parë I dy basketbollistëve të sapoardhur, Devranja dhe Jeftiç para publikut shkodran do të bëhet të shtunën pasdite në ndeshjen me Teutën që do të zhvillohet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në orën 18.00.
Gjergj KOLA