Vllaznia e ka fituar edhe ndeshjen e fundit të fazës së dytë të kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj. Ajo ka mundur dje në Tiranë me rezultatin 93-68 ekipin e Shoqatës Tirana. Ndeshja ka qenë e dominuar gjatë gjithë kohës nga djemtë e trajnerit Gjeçaj të cilët nuk e kanë vënë asnjëherë në dyshim fitoren në këtë ndeshje. E arritur me 25 pikë epërsi, ajo ka treguar edhe njëherë tjetër formën e mirë që gëzon ekipi shkodran. Me fitoren e djeshme, Vllaznia ka siguruar përfundimisht vendin e dytë në renditje, pikërisht duke realizuar objektivin e parë që ka patur. Në këtë mënyrë, në ndeshjet gjysmëfinale të play off-it, ajo do të ndeshet me Klubin Tirana. Ndeshja e parë do të luhet në Shkodër të premten me datë 12 prill, e dyta do luhet në Tiranë tre ditë më vonë, pra më 15 prill dhe nëse është e nevojshme edhe ndeshja e tretë, ajo do të luhet sërish në Shkodër më 19 prill.
SHOQATA TIRANA – VLLAZNIA 68-93
SH. TIRANA: Milatoviç, Thano,
Birçe, Llazani, Patkoviç, Saliaga,
Karaj, Mancaku, Luca. Trajner: R.Avrami
VLLAZNIA: Jeftiç, Berdica, Xhokoviç,
Kovaç, Devrinja, Dragiçeviç,
Shestani, Ndoja, Taraboshi, Bekteshi,
Halluni, Xhexhaj. Trajner: B.Gjeçaj
GJYQTARË: G. Hoxha, G. Cici

(www.shkodrasport.com)