Vllaznia për meshkuj fiton në Vlorë 77-68 ndaj Flamurtarit
Pas fitores së javës të kaluar me Shoqatën Tirana, Vllaznia në basketboll për meshkuj ka arritur një tjetër fitore në kampionat. Këtë rradhë ndaj Flamurtarit. Ndeshja është luajtur sot në Vlorë dhe në fund të saj është fiksuar rezultati 77-68 për shkodranët. Me këtë fitore, ata vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive megjithatë edhe në disa takime do të ketë kundërshtarë përgjithësisht të lehtë përballë dhe me shumë mundësi do t'i fitojnë të gjithë ato. Trajneri Bledar Gjeçaj është shprehur se këto ndeshje do t'i shërbejnë atij për të konsoliduar edhe më tepër skuadrën pas ardhjes së katër basketbollistëve të huaj. Vllaznia “godet” sërish”. Merr edhe Nikolla Gjokoviç
Drejtuesit e Vllaznisë në basketboll për meshkuj nuk ndalen në pretendimet e tyre këtë sezon për të marrë me çdo kusht titullin kampion. Pas tre blerjeve të bëra kohët e fundit, pikërisht të Markovskit, Kovaç dhe Dragiçeviç, dje kanë bërë realitet edhe marrjen e një tjetër basketbollisti cilësor. Bëhet fjalë për malazezin Nikolla Gjokoviç. I datëlindjes 1989, pra vetëm 24 vjeç, ky basketbollist ka luajtur në kampionatin malazez për ekipin Llovçen të Cetinjës. Lajmi është bërë I ditur nga trajneri I Vllaznisë Bledar Gjeçaj I cili për gazetën “Shkodra Sport” do të shprehej: Vllaznia për të rinj e nis kampionatin me fitore të thellë

Ka nisur sot kampionatin kombëtar i basketbollit për të rinj. Vllaznia e Shkodrës e drejtuar nga trajneri Roland Koka e ka patur ndeshjen e parë "në shtëpi" teksa ka pritur paraditen e sotme ekipin privat të Tiranës, Superior Klima. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ka qenë 72-31 për Vllazninë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Roland Koka e ka nisur ndeshjen me këtë përbërje: Tafilica, Marku, Bekteshi, Shabani, Rexhvela, Alibali, Kraja, Bushati, Shaqiri, Rakaj, Lekndreaj dhe Molla.Ndeshja ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Vllazninë e cila e ka fituar periodën e parë me rezultatin shumë të thellë 21-2.
Vllaznia për femra fiton në Tiranë 73-60 me Studentin
Pas ndeshjes shumë të mirë të javës së kaluar me Tiranën që u humb vetëm në çastet e fundit vetëm me dy pikë, ekipi i basketbollit të femrave të Vllaznisë ka arritur të fitojë sot. Në ndeshjen e luajtur në orët e pasdites në Tiranë ndaj Studentit, vajzat shkodrane kanë arritur të fitojnë me rezultatin 73-60. Ata e kanë nisur mirë ndeshjen teksa e kanë fituar periodën e parë me shifrat 23-14.Kjo epërsi e krijuar në periodën e parë, u dha mundësi atyre të kontrollojnë rezultatin dhe ndonëse në të dytën ata janë mundur 12-17, kanë shkuar në pushimin e ndeshjes me 4 pikë epërsi. Ervin Berdica: Vllaznia kërkon titullin kampion sivjet

Vllaznia ka hyrë me pretendime të tjera në kampionatin actual të basketbollit për meshkuj. Nëse vitet e tjera ajo thjesht ka kërkuar të jetë në katër ekipet më të mira të kampionatit, sivjet ajo do kërkojë diçka më tepër. Pse jo edhe titullin kampion. Edhe skuadra shkodrane si disa të tjera, ka hyrë në merkato duke marrë disa lojtarë cilësorë falë kontributit financiar të disa donatorëve. Ardhja e Kovaç, Markovskit dhe Dragiçeviç e ka rritur forcën e kësaj skuadre dhe kjo u pa qartë edhe në ndeshjen e fundit ndaj Shoqatës Tirana. Duke folur në lidhje me këtë ndeshje, njëri prej lojtarëve më të mirë të Vllaznisë, Ervin Berdica do të shprehej:
Vllaznia mund Shoqatën Tirana. Rikonfirmohet si pretendente

Ekipi i basketbollit të meshkujve ka fituar një tjetër ndeshje në kampionat duke u rikonfirmuar edhe njëherë tjetër si një nga ekipet pretendente për titullin kampion këtë sezon. Ai ka luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" ndaj ekipit të Shoqatës Tirana dhe ka fituar me rezultatin 85-75. Ka qenë një ndeshje e bukur, e cila solli në shkallët e pallatit të sportit shumë sportdashës. Ka rënë në sy mbështetja shumë e fuqishme e grupimit të tifozëve "Vllaznit Ultras" gjatë gjithë ndeshjes. Takimi konsiderohej i vështirë pasi në rradhët e ekipit të Shoqatës Tirana ditët e fundit kanë ardhur edhe dy basketbollistë të huaj, dy serbët Patkoviç e Milotoçiç si dhe një basketbollist amerikan.
Markovski- një lojtar i kombëtares së Maqedonisë te Vllaznia

Pak ditë më parë, pikërisht në prag të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj, drejtuesit e ekipit të Vllaznisë kanë federuar në FSHB, blerjen e tyre të re. Pikërisht Jovan Markovski. Nga sa bëhet e ditur, ky sportist është pjesë e kombëtares së Maqedonisë, 24 vjeç, 196 cm i gjatë dhe peshon 93 kg. Markovski prej katër vitesh ka qenë pjesë e ekipit të kryeqytetit maqedonas Torus Skopje dhe tashmë deri në fund të këtij sezoni, do jetë pjesë e Vllaznisë së Shkodrës.
Basketbolli e Noti, prioritet nga Bashkia për vitin 2013
Vllaznia humb finalen. Kamza Basket fiton Kupën e Shqipërisë
Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj nuk ka mundur dot të fitojë Kupën e Shqipërisë për këtë vit. Në finalen e luajtur mbrëmjen e sotme në pallatin e sportit "Asllan Rusi" të kryeqytetit, ai është mundur nga Kamza Basket me rezulatin 67-82. Ka qenë një ndeshje e kontrolluar kryesisht nga kamzalinjtë dhe vetëm në periodën e dytë shkodranët kanë arritur të ngushtojnë shifrat por perioda e tretë ka mbyllur gjithçka. Vllaznia për meshkuj kalon në finale të Kupës së Shqipërisë

Vllaznia në basketboll për meshkuj është kualifikuar për në finale të Kupës së Shqipërisë. Pasditen e djeshme, ajo ka mundur në ndeshjen në gjysmëfinale ekipin e Teutës me rezultatin 88-78. Ka qenë një fitore e merituar e basketbollistëve shkodranë të cilët në këtë mënyrë kanë siguruar daljen në finale të këtij kompeticioni. Ajo që të bën përshtypje është se në rradhët e ekipit shkodran në këtë ndeshje ka luajtur edhe një basketbollist maqedonas. Bëhet fjalë për Jovan Markovski I cili ka qenë edhe shënuesi më I mirë me 21 pikë në takimin ndaj Teutës.



















