Pas ndeshjes shumë të mirë të javës së kaluar me Tiranën që u humb vetëm në çastet e fundit vetëm me dy pikë, ekipi i basketbollit të femrave të Vllaznisë ka arritur të fitojë sot. Në ndeshjen e luajtur në orët e pasdites në Tiranë ndaj Studentit, vajzat shkodrane kanë arritur të fitojnë me rezultatin 73-60. Ata e kanë nisur mirë ndeshjen teksa e kanë fituar periodën e parë me shifrat 23-14.Kjo epërsi e krijuar në periodën e parë, u dha mundësi atyre të kontrollojnë rezultatin dhe ndonëse në të dytën ata janë mundur 12-17, kanë shkuar në pushimin e ndeshjes me 4 pikë epërsi. Trajneri Rajmond Rasha me udhëzimet e dhëna ka bërë që ata të futen të qeta në periodën e tretë të cilën e kanë fituar në shifrat 19-12. Një epërsi e tillë u ruajt edhe në 10 minutëshin e fundit, madje u thellua edhe pak më tepër ngaqë edhe ai u fitua nga Vllaznia 19-17 dhe krejt ndeshja kësisoj me 13 pikë epërsi në rezultatin e përgjithshëm 73-60.Me këtë fitore skuadra shkodrane ka treguar edhe njëherë tjetër se në këtë kampionat ka shumë rritje në krahasim me kampionatin e kaluar ndonëse nga rradhët e saj janë larguar dy sportiste të spikatura si Sokoli e Xhanaj.
Studenti-Vllaznia 60-73
(14-23, 17-12, 12-19, 17-19)

www.shkodrasport.com