Do të nisin nesër ndeshjet e Kupës së Shqipërisë në futboll për femra. Do luhen ndeshjet e turit të parë teksa ato do luhen të gjithë në fushën e kompleksit të ekipeve kombëtare në Kamëz. Turi i parë do t’i përcaktojë skuadrat gjysmëfinaliste vetëm me një takim. Që do të thotë se kush do t’i fitojë ndeshjet e nesërme, do jetë në katërshe. Federata e ka paracaktuar shortin teksa do luhet sipas renditjes së kampionatit të kaluar teksa skuadra e vendit të parë do luajë me të tetën dhe me rradhë sipas skemës 2-7, 3-6 dhe 4-5. Pra Ada do luajë ndaj Dardanisë, Juban Danja me Kamzën, Tirana AS me Shkëndinë e Durrësit dhe Kinostudio me The Door. Me shumë gjasa, finalja e sivjetme do diskutohet mes dy ekipeve të Shkodrës, Adës dhe Juban Danjës, skuadra këto që kanë investuar si për marrjen e trajnerëve të mirë ashtu edhe të lojtareve cilësore. Pritet të jetë një ballafaqim i fortë ku sigurisht që do fitojë skuadra më e mirë apo ajo që do gabojë më pak. Mbase do vendosë edhe se kush do jetë trajneri më i mirë me rreshtimin që do u bëjë skuadrave, detyrat e të tjera gjëra teknike.
Ndeshjet e nesërme:
Ada- Dardania
Juban Danja- Kamza
Tirana AS- Shkendia D
Kinostudio- The Door
www.shkodrasport.com