Pas fitores së javës të kaluar me Shoqatën Tirana, Vllaznia në basketboll për meshkuj ka arritur një tjetër fitore në kampionat. Këtë rradhë ndaj Flamurtarit. Ndeshja është luajtur sot në Vlorë dhe në fund të saj është fiksuar rezultati 77-68 për shkodranët. Me këtë fitore, ata vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive megjithatë edhe në disa takime do të ketë kundërshtarë përgjithësisht të lehtë përballë dhe me shumë mundësi do t’i fitojnë të gjithë ato. Trajneri Bledar Gjeçaj është shprehur se këto ndeshje do t’i shërbejnë atij për të konsoliduar edhe më tepër skuadrën pas ardhjes së katër basketbollistëve të huaj. Siç dihet pjesë e Vllaznisë tashmë janë malazezët Dragiçeviç e Gjokoviç, serbi Kovaç dhe maqedonasi Markovski. Me këto përforcime, forca e kuqebluve është rritur shumë dhe ata konsiderohen ndër ekipet pretendente për titullin kampion. Rivali kryesor për ta është Kamza Basket dhe me shumë mundësi këto dy ekipe do të ndeshen me njëri- tjetrin në play- off edhe për kampionat ashtu siç diskutuan edhe finalen e Kupës së Shqipërisë. Nëse këtë të fundit e fitoi Kamza Basket, atë të kampionatit do shihet se çfarë do ndodhë sepse Vllaznia s’do heqë dorë kollaj.
www.shkodrasport.com