Dy skuadrat pretendente për fitimin e Kupës së Shqipërisë të këtij edicioni, pikërisht Ada e Velipojës dhe “Juban Danja’, kanë kaluar pa as më të voglin problem në gjysmëfinale të këtij kompeticioni. Sidomos për Adën gjërat kanë qenë më të thjeshta pasi ajo nuk ka luajtur fare. Vajzat velipojake kanë udhëtuar drejt Kamzës për të zhvilluar ndeshjen ndaj Dardanisë sipas shortit të paracaktuar por kundërshtari i tyre nuk është paraqitur dhe për rrjedhojë e ka fituar ndeshjen në tavolinë 3-0. “Juban Danja” ndërkohë ka luajtur me ekipin e Kamzës dhe ka fituar 3-0 me dy gola të shënuar nga Advije Veliu dhe një nga Klaudia Rrotani. Në dy ndeshjet e tjera, Kinostudio ka fituar 1-0 ndaj The Door ndërsa Shkëndia e Durrësit ka fituar 3-0 aforfe ndeshjen ndaj Tirana AS për mosparaqitje të kësaj të fundit. Në këtë mënyrë skuadra që kanë kaluar në gjysmëfinale janë Ada, Juban Danja, Shkëndia e Durrësit dhe Kinostudio. Të shtunën e kaluar luhen ndeshjet e këtij turi që do përcaktojnë pastaje dhe finalistet sipas këtij kalendari:
Ada- Kinostudio
Juban Danja- Shkëndia D
www.shkodrasport.com