Nga Marinela MATIJA

Lajmi per ndertimin e nje pallati sporti te ri ne qytetin e Shkodres, patjeter qe eshte nje lajm qe i ka gezuar te gjithe sportet e lojerave me dore, madje do thoja eshte nje lajm pak i vonuar, por siç thote shprehja “me mire vone se kurre”.

Ne fakt shume personazhe te botes se sportit neper intervista te ndryshme shume here e kane shprehur mungesen e fushave dhe veshtiresive qe ata kane per t’u stervitur dhe ky lajm per ta eshte mjaft pozitiv duke iu plotesuar keshtu “deshiren”, por jo kushtet aktuale.

Po qyteti i Shkodres meriton me shume fusha e ambjente sportive per te gjitha disiplinat sportive, sepse dihet sa shume sportdashes eshte ky ai dhe sa shume talente prodhon ky qytet.

Megjithate kujt i sherben ky projekt i fundit? Shume disiplina vijojne tatepjeten e shkojne çdo dite e me poshte. I pari do jete basketbolli i meshkujve, ekip me te cilin krenoheshim se kishte nxjerre emra te medhenj duke filluar nga Radoja e duke perfunduar tek Shestani

Ata ishin krenaria e ketij sporti, por sot po e shohin si po venitet dhe po fundoset drejt kategorise se pare. Dhe nje nga arsyet qe e ka çuar situaten ne kete pike, eshte se nuk ka djem te rinj qe te perfaqesojne Vllaznine!!!

Atehere me lind e drejta te pyes: A duhet te krenohemi me pallatin e ri te sportit (qe padiskutim duhet ndertuar sa me shpejt) dhe t’i shohim sportet e lojerave me dore dhe jo vetem, duke degraduar çdo dite e me shume?

Gjithsesi shpresojme qe ky hap te jete nje pikenisje e mire per t’i sherbyer sportit. Ajo qe na mbetet eshte te presim qe ekipet te ngrihen e t’i mbushin sallat sportive serish plot me sportdashes.