Kukësi dhe Partizani si rrallëherë përballen me njëra-tjetrën në një situatë kur luftojnë në dy fronte të ndryshme. Mirëpo, sërish për ish-lojtarin e këtyre dy ekipeve, Igli Allmuça, sfida të tilla konsiderohen gjithnjë ndërmjet rivalësh.

Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, Allmuça analizon këtë duel, ku e sheh një sfidë midis të barabartësh dhe ka besim se të dyja ekipet do të shfaqin më të mirën nga repertori i tyre.

Ish-futbollisti i verilindorëve shprehet i bindur se Kukësi nuk do ta vërë në diskutim mbijetesën, në një kohë kur Hallaçi po bën një punë të mirë te ky ekip, i cili mund të fitojë edhe Kupën. Sa i përket garës për titull, ai sheh më shumë një luftë dyshe midis Tiranës dhe Partizanit, por pa lënë mënjanë edhe Vllazninë.

“Diferencat në kampionatin shqiptar nuk janë të mëdha. Më kanë bërë përshtypje disa skuadra me oshilacione të mëdha, ku fitojnë jashtë dhe humbasin brenda.

Mendoj që Tirana dhe Partizani do të vendosin se cila do të fitojë titullin. Pa hequr edhe Vllazninë, por këto të dyja shoh më shumë rivale shumë të forta me njëra-tjetrën”- eshte shprehur nder te tjera Allmuça./SHKODRA-SPORT.COM/