Në ndeshjen e parë të kampionatit, atë ndaj UMB Volej luajtur pasditen e djeshme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, Mandisa Kuçi ka dhënë kontributin e saj në fitoren 3-0 të Vllaznisë.

18 vjeçarja është një nga pikat më të forta të ekipit shkodran dhe pavarësisht moshës së saj të re, ka fituar jo vetëm një vend titullareje në formacion, por me lojën e saj në pozicionin 4, ka krijuar besimin edhe tek skuadra.

Kuçi ka folur për mediat pas ndeshjes së djeshme duke folur jo vetëm për këtë fitore, por edhe për synimet e ekipit dhe ato personale për karrierën e saj.

“Jam shumë e kanaqur që e nisëm kampionatin, por duke folur edhe në emër të ekipit, besoj se edhe në ndeshjet e ardhshme do të tregojmë vlerat tona më të mira dhe do të arrijmë të tjera fitore. Fillimi i mbarë kuptohet që është gjysma e punës, por kuptohet që do synojmë shumë më lart.

Po luaj si titullare me Vllazninë dhe kjo më ka dhënë kënaqësi të madhe. Gjithçka kam arritur deri tani, ia dedikoj familjes time. Ne kemi synime ambicioze këtë sezon për të synuar titullin kampion. Në ekip kemi disa lojtare me përvojë, nga të cilat ke se çfarë mëson dhe për këtë arsye, po mundohemi të marrim më të mirën prej tyre”- është shprehur Kuçi.

Intervistën e saj të plotë dhënë për mediat ditën e djeshme, mund ta ndiqni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: