Presidenti Dibra saktëson: Gjeçaj do jetë trajner i Vllaznisë

0

Bledar Gjeçaj do të vazhdojë të jetë trajner i ekipit të basketbollit të meshkujve të Vllaznisë. Pavarësisht se mbrëmjen e së premtes ai ka deklaruar se do të japë dorëheqjen nga kjo detyrë, ditën e sotme gjërat kanë ndryshuar. Edhe për atë se vetë Gjeçaj ka qenë më i qetë. Mësohet se pasditen e djeshme është zhvilluar një analizë e këtij ekipi me shefin e klubit Mark Kroqi dhe ky i fundit i ka vënë kusht trajnerit fitoren me ekipin Mornar të Tivarit në ndeshjen e ardhshme të Ligës Ballkanike.

Vllaznia për femra e nis keq kampionatin. Humb 59-85 me Apoloninë

0

Skuadra e Vllaznisë në basketboll për femra e ka nisur keq kampionatin e ri. Në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme përballë Apolonisë, ajo është mundur me 26 pikë diferencë. Ka qenë një lojë e dominuar totalisht nga fierakët, në rradhët e të cilave luanin edhe dy shkodranet, Enxhi Xhanaj dhe Paradisa Memçaj.

Shkarkohet Bledar Gjeçaj nga pankina e Vllaznisë?

0

Një lajm disi i çuditshëm ka qarkulluar mbrëmjen e sotme në opinionin sportiv shkodran. Trajneri i ekipit të basketbollit të meshkujve të Vllaznisë Bledar Gjeçaj është larguar nga kjo detyrë. Nuk dihet se cilët kanë qenë shkaqet e vërteta megjithatë burime pranë tij thonë se ai është larguar për shkaqe familjare. Në fakt nuk ka sesi të jetë e vërtetë kjo. Gjeçaj ka drejtuar mbrëmë skuadrën në ndeshjen e parë të kampionatit duke fituar ndaj Apolonisë dhe është dukur shumë i motivuar në punën e tij duke e patur kryesisht mendjen tek ndeshja e ardhshme e Ligës Ballkanike me Mornar të Tivarit.

Vllaznia për meshkuj e nis me fitore kampionatin

0

Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj e ka nisur me fitore kampionatin e ri. Në ndeshjen e parë, atë të luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" përballë tij ka qenë ekipi i Apolonisë dhe në fund të takimit është fiksuar rezultati 81-57 në favor të kuqebluve. Ata nuk e kanë patur të vështirë ta fitojnë këtë takim. Kanë fituar periodën e parë 23-15 dhe të dytën 22-8 duke bërë që ekipet të shkonin në dhomat e zhveshjes me 22 pikë diferencë.

Vllaznia niset drejt Kosovës. Nesër kundër Sigal Prishtinës

0

Ekipi I basketbollit të meshkujve të Vllaznisë është nisur paraditen e së hënës për në Kosovë ku nesër pasdite do të zhvillojë ndeshjen e parë të Ligës Ballkanike me ekipin Sigal Prishtina. Ky I fundit konsiderohet një nga më të mirët e kësaj Lige dhe pretendent për ta fituar atë dhe kjo padyshim e bën shumë të vështirë marrjen e një rezultati pozitiv për shkodranët.

Vllaznia fiton edhe miqësoren e gjashtë. Mund “Bashkimin” 75-74

0

Basketbollistët e Vllaznisë kanë arritur një tjetër fitore në ndeshjet miqësore. Këtë herë ndaj Bashkimit të Prizrenit. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ka qenë 75-74 në favor të kuqebluve të cilët ndonëse nuk kanë zhvilluar ndeshjen e tyre më të mirë, sërish ia kanë dalë të fitojnë. Dy periodat e para janë mbyllur në barazim 34-34 kur loja në fakt ka qenë e kontrolluar nga vendasit por disa gabime në minutën e fundit të periodës së dytë, bënë që ekipet të shkojnë në barazim në pushimin e ndeshjes. Në dy periodat e tjera është sërish Vllaznia që udhëheq dhe në fund ka fituar me vetëm një pikë, 75-74.

Vllaznia mund sërish Ulqin në miqësore. Këtë herë 91-90

0

Skuadra shkodrane në basketboll për meshkuj vazhdon serinë e miqësoreve dhe njëkohësisht edhe të fitoreve në përgatitjet e saj për pjesmarrjen në Ligën Ballkanike. Ajo mbrëmë ka qenë sërish mysafire në Ulqin ku është ndeshur me skuadrën vendase dhe në fund ka fiksuar fitoren me rezultatin e ngushtë 91-90. Duhet thënë se kjo është fitorja e pestë që kjo skuadër arrin në po kaq ndeshje miqësore të luajtura.

Llazani: Vllaznia jo thjesht për pjesmarrje në Ligën Ballkanike

0

Pallati I sportit “Qazim Dervishi” është drejt përfundimit të rikonstruksionit dhe tashmë ka marrë një formë krejt tjetër. Parketi I tij ka përfunduar dhe po bëhet lyerja e fushës ndërkohë që kanë mbetur edhe pak gjëra për sistemimin përfundimtar të këtij impianti sportive si tek dhomat e zhveshjes ashtu edhe tek tribuna Vip dhe ajo e gazetarëve. Për të inspektuar punimet që po bëhen dhe për të dhëna këshillat e fundit për përmbylljen e investimit, ka qenë I pranishëm sot në Shkodër edhe sekretari I Federatës Shqiptare të Basketbollit Korab Llazani. Në një intervistë për gazetën shkodrasport.com, ai shprehet I kënaqur me punimet e bëra dhe angazhimin e të gjitha strukturave.

Vllaznia fiton në Podgoricë 83-77 miqësoren me Zetën

0

Tre ndeshje miqësore, tre fitore për ekipin e Vllaznisë në basketboll për meshkuj. Përgatitjet e këtij ekipi për pjesmarrjen në Ligën Ballkanike duket se po shkojnë në mënyrën e duhur. Ato gjatë ditëve të fundit kanë zhvilluar tre takime miqësore, fillimisht në Kosovë me ekipin Bashkimi të Prizrenit, më pas me ekipin e Ulqinit dhe dje kanë zhvilluar ndeshjen e rradhës ndaj ekipit të Zetës që është nënkampion i Malit të Zi. Në fund të kësaj miqësoreje të luajtur në Podgoricë, Vllaznia ka fituar me rezultatin 83-77 pas një lojë të dominuar gjatë të gjithë kohës nga shkodranët.

Vijnë basketbollistët malazezë Gavriniq e Pajoviç dhe kroati Petriç

0

Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj është blinduar me lojtarë cilësorë në prag të pjesmarrjes së tij n Ligën Ballkanike. Ditët e fundit me të në stërvitje janë bashkuar edhe dy basketbollistë malazezë dhe një kroat të cilët e kanë rritur shumë forcën e kësaj skuadre. Bëhet fjalë për malazezin Nemanja Gavriniq dhe malazezi tjetër Millosh Pajoviç. Të dy ata kanë një gjatësi mbi 2 metra dhe e kanë shtuar shumë forcën e kuqebluve në lojën poshtë tabelës. Përveç tyre, me ekipin është bashkuar dhe kroat me origjinë bosnjake Ivica Petriç.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI