Basketbollistet e vllaznisë mundin Studentin. Shënojnë 101 pikë

0

Ekipi i basketbollit të femrave të Vllaznisë ka arritur një tjetër fitore në kampionat. Ajo është e treta në pesë ndeshje të zhvilluara duke treguar se sivjet ka pretendime ndryshe nga një sezon më parë. Sot, në ndeshjen e zhvilluar në pallatin e sportit "Qazim Dervishi", ky ekip ka mundur Studentin me rezultatin e thellë 101-74. Siç shikohet, interesant është fakti se skuadra e trajnerit Rajmond Rasha ka arritur të shënojë plot 101 pikë në këtë ndeshje teksa fitoren nuk e ka vënë asnjëherë në dyshim.

Historiku i Federatës Shqiptare të Basketbollit

0

Deri nga fundi i vitit 1945, në Shqipëri nuk kishte struktura apo persona të ngarkuar për t’u marrë drejtpërdrejt me problemet e basketbollit. Kjo gjë u bë e mundur vetëm kur u krijua Federata Sportive Shqiptare në shtator të vitit 1945, kur pranë saj u krijuan Komisione Teknike, që merreshin me hartimin e kalendarit sportiv dhe organizimin e veprimtarive kombëtare. Ato ishin të organizuara në tri seksione.

Vllaznia humbet por paraqitet denjësisht ndaj Tiranës

0

Tirana ka rimarrë sërish kreun e renditjes në basketboll për femra, pas fitores 85-73 arritur mbrëmë në “Fahrie Hoti” ndaj Vllaznisë, sfidë e vlefshme për javën e 4-t të Kampionatit Kombëtar. Një fitore tejet e vështirë për bardheblutë, që për më shumë se 20 minuta ishin në disavantazh dhe ndjenë presionin e ushtruar nga vajzat shkodrane, që u shkëputën deri në 11 pikë në periodën e dytë. Por në fund diferencën e bënë kualitetet e skuadrës bardheblu, që ditën të rikuperojnë disavantazhin më shumë falë lojës së individëve se sa asaj kolektive.

Rasha: Vllaznia do jetë një skuadër dinjitoze në kampionat

0

Ndryshe nga një sezon më parë, në sezonin e ri ekipi I basketbollit të femrave të Vllaznisë e ka nisur më mirë kampionatin. Pas humbjes në javën e parë me Flamurtarin në Shkodër, për këtë ekip kanë ardhur dy fitore të njëpasnjëshme, me Skënderbeun në Korçë dhe me Elbasanin në Shkodër. Trajneri I këtij ekipi Rajmond Rasha duke folur për gazetën “Shkodra Sport” do të shpjegonte sipas mënyrë së tij edhe atë çfarë ka ndryshuar tek ky ekip. “Unë mendoj se nuk ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe tek ekipi. Thjesht vajzat janë një vit më të mëdha në moshë dhe për rrjedhojë e përballojnë disi më mirë kundërshtarin dhe ekipin.

Vllaznia kalon direkt në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë

0

Vllaznia, si një nga katër skuadrat më të mira të kampionatit të kaluar të basketbollit për meshkuj, ka fituar të drejtën të kalojë direkt në turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë për edicionin e ri. Në shortin e hedhur dje në zyrat e FSHB-së, është vendosur që katër skuadrat më të mira të sezonit të kaluara, Shoqata Tirana, Kamza Basket, Vllaznia dhe Teuta, të kalojnë direkt në turin e dytë. Në turin e parë do ndeshen tetë skuadrat e tjera të cilat do përcaktojnë katër skuadrat, që bashkë me katër të tjerat do vazhdojnë pastaj rrugën për fitimin e këtij trofeu.

Ekipet e Vllaznisë arrijnë dy fitore, ndaj Elbasanit dhe UAT-së

0

Dy ekipet e basketbollit të të rriturve të Vllaznisë, kanë arritur fitore në ndeshjet e javës së tretë të kampionateve si për femra ashtu edhe për meshkuj. Ndeshjet janë zhvilluar pasditen e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" teksa femrat kanë patur përballë ekipin e Elbasanit ndërsa meshkujt atë të UAT-së. Ndeshja e parë ka qenë ajo e femrave. Vajzat e trajnerit Rajmond Rasha nuk e kanë nisur mirë në fakt ndeshjen teksa në periodën e parë ata kanë dalë të mundura në shifrat 22-30 por ndryshimi ka ardhur në të dytën. Loja e tyre përmirësohet dhe ata e fitojnë atë 24-12 duke kaluar rezultatin në favorin e tyre.

Vllaznia për meshkuj fiton edhe në Korçë, 75-63 ndaj Skënderbeut

0

Ekipi i basketbollit të meshkujve të Vllaznia ka arritur edhe fitoren e dytë në kampionat. Pasditen e sotme ai ka luajtur në Korçë ndaj Skënderbeut vendas dhe ka fituar ndaj tij me rezultatin 75-63. Të shtunën po në këtë qytet dhe po ndaj këtij kundërshtari kishte fituar edhe ekipi i vajzave të Vllaznisë. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe djemtë sot. Siç na njofton trajneri Bledar Gjeçaj nga Korça, ekipi i tij e ka dominuar ndeshjen që nga fillimi. Ai e ka fituar periodën e parë në shifrat 18-13, ndërsa shifrat janë thelluar shumë në të dytën që është fituar nga Vllaznia 25-13.

Vllaznia e nis si pretendente. Mund Flamurtarin në javën e parë

0

E ka nisur si pretendent kampionatin e ri ekipi i basketbollit të meshkujve të Vllaznisë. Ai, në ndeshjen e javës së parë të kampionatit, ka mundur me rezultatin 82-59 ekipin e Flamurtarit të Vlorës. Ndeshja është zhvilluar pasditen e së dielës në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Vetëm perioda e parë e ndeshjes ka qenë e dominuar nga miqtë të cilët fituan atë 20-18 ndërsa në tre të tjerat, është Vllaznia ajo që udhëheq gjatë gjithë kohës.

Vllaznia për femra e nis me humbje kampionatin ndaj Flamurtarit

0

Ekipi i basketbollit të femrave të rritura të Vllaznisë, e ka nisur me humbje kampionatin e ri. Në ndeshjen e parë, atë që ka zhvilluar ditën e dielë në pallatin e sportit "Qazim Dervishi", ai ka patur përballë një nga ekipet më të mira të kampionatit, Flamurtarin e Vlorës. Për rrjedhojë, nuk ka mundur të bëjë asgjë më shumë përveçse të pranojë humbjen e këtij takimi në shifrat 70-94. Perioda e parë e ndeshjes ka patur rivalitet dhe është mbyllur me rezultatin 19-18 për miket, të cilat në periodën e dytë e kanë thelluar avantazhin teksa kanë fituar 20-11.

Kampionatet nisin të dielën. Dy sfida Vllaznia- Flamurtari

0

Kampionatet kombëtare të basketbollit më në fund do startojnë. Federata Shqiptare e Basketbollit ka hedhur shortin e këtyre kampionateve ditën e djeshme dhe tashmë mbetet vetëm të presim nisjen e tyre. Nga sa bëhet e ditue, do kemi një shtim të skuadrave në kampionatin e meshkujve teksa këtë sezon do kemi 12 skuadra pjesmarrëse. Në fakt u mendua që këto 12 skuadra të ndaheshin në dy grupe por nuk ka ndodhur kështu. Ato do luajnë në një grup të vetëm dhe do ndeshen me secilën nga dy herë. Ndërsa tek femrat numri është më i vogël- 8.