Vllaznia e humb ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Kamza Basket

0

Pasditen e sotme në orën 16.00 është luajtur në pallatin e sportit "Asllan Rusi" të kryeqytetit ndeshja e parë gjysmëfinale e kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj në mes Kamza Basket dhe Vllaznisë. Ndeshja është dominuar nga kamzalinjtë të cilët e kanë fituar atë me rezultatin e përgjithshëm 70-64. Kanë qenë basketbollistët e trajnerit Muhametaj ata që kanë udhëhequr që në fillim të takimit duke fituar periodën e parë në shifrat 21-11. Në të dytën ka patur një përmirësim të lojës së shkodranëve falë edhe udhëzimeve të trajnerit Gjeçaj dhe për rrjedhojë kjo periodë është fituar nga ata në shifrat 15-14.

Vllaznia për femra fiton me Elbasanin, humbasin meshkujt me Tiranën

0

Dje janë luajtur ndeshjet e rradhës të kampionateve kombëtare të basketbollit si për meshkuj ashtu edhe për femra. Të dy ekipet e Vllaznisë kanë luajtur në Shkodër teksa meshkujt janë përballë me kryesuesit e Tiranës. Ndeshja nuk ka patur shumë histori teksa miqtë nga kryeqyteti kanë fituar pa shumë vështirësi me rezultatin e thellë 99-53. Ata e kanë dominuar lojën nga fillimi duke i fituar të gjitha periodat me rradhë përkatësisht me shifrat 16-28, 12-30, 6-22, 17-19. Edhe pa kësaj humbje, Vllaznia vazhdon të mbajë vendin e tretë në tabelën e renditjes. Ndërkohë për femra, ka patur një ballafaqim Vllaznia- Elbasani. Ndeshja ka patur shumë rivalitet dhe në fund kanë fituar shkodranet 92-90. Ata e kanë fituar periodën e parë 21-20 e po ashtu edhe periodën e dytë 24-23.

Altin Halili: Në Shkodër ka interes të madh për basketbollin

0

Ka nisur të shtunën në Tiranë një turne basketbolli për moshat e vogla. Ai zhvillohet nga Federata Shqiptare e Basketbollit në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe në të marrin pjesë 12 ekipe. Interesant është fakti që 11 ekipe janë nga Tirana dhe vetëm një ekip nga rrethet. Pikërisht ekipi Shkodra Basket me trajner, ish-basketbollistin e Vllaznisë Altin Halili. Ky turne që quhet ndryshe "Bam Pasarela" bëhet për basketbollistë të datëlindjes 1998-2000. Ndonëse ai zhvillohet vetëm në kryeqytet ekipi shkodran ka pranuar të marrë pjesë ndonëse ai zgjat deri në muajin qershor. Trajneri Halili për këtë dëshiron që përmes gazetës tonë të falenderoj grupin e prindërve dhe disa donatorë që kanë bërë të mundur marrjen pjesë në këtë turne.

Vllaznia për femra mundet nga Kamza Basket brenda në Shkodër

0

Ndeshja e sotme në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Kamza Basket e luajtur në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" është mbyllur me rezultatin 92-80 në favor të kryeqytetaseve. Ata e kanë dominuar vazhdimisht lojën që nga perioda e parë e ndeshjes të cilën e kanë fituar 26-21. Në të dytën, gabimet e basketbollisteve të Vllaznisë u shtuan dhe ato shënuan vetëm 12 pikë ndaj 19 të mikeve. Ndërkohë Vllaznia e drejtuar nga trajneri Rajmond Rasha e kanë humbur edhe periodën e tretë në shifrat 18-25 ndërsa vetëm të katërtën ata kanë dalë fituese duke arritur shifrat 29-20 megjithatë Kamza Basket ka fituar krejt takimin me rezultatin 92-80.

Vllaznia për meshkuj mundet në Durrës 60-73 nga Teuta

0

Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj ka luajtur dje pasdite në Durrës ndaj Teutës vendase dhe është mundur më shifrat 60-73. Ka qenë një takim jo shumë i mirë për skuadrën e trajnerit Bledar Gjeçaj e cila e nisi në fakt mirë atë duke fituar periodën e parë me rezultatin 19-18. Kjo epërsi e kësaj periode dha përshtypjen se gjërat do shkonin mirë për shkodranët pavarësisht se periodën e dytë u mundën 15-19 nga durrsakët. Rivaliteti në fushë u prish vetëm në periodën e tretë kur durrsakët e udhëhoqën vazhdimisht atë dhe e fituan në shifrat 24-10. Me këtë diferencë të krijuar sigurisht që u vendosën edhe fatet e ndeshjes pavarësisht se në periodën e katërt Vllaznia fitoi 17-13 por kjo epërsi e vogël e kësaj periode nuk mjaftoi për t'i dhënë fitoren asaj.

Vllaznia për të rinj fitore me 36 pikë epërsi në Elbasan

0

Skuadra shkodrane e basketbollit për të rinj, ka arritur një fitore shumë të thellë në ndeshjen e javës së 11-të të luajtur në Elbasan. Vllaznia ka luajtur me skuadrën vendase të Elbasanit dhe ka fituar thellësisht me rezultatin 77-41. Pra, me 36 pikë diferencë, çka tregon edhe për epërsinë e madhe të skuadrës shkodrane të drejtuar nga trajneri Roland Koka. Me këtë fitore, Vllaznia është ngjitur në kuotën e 18 pikë duke mbajtur vendin e tretë në renditje pas Tiranës dhe Virtus Tirana. Nëse djemtë kanë fituar thellësisht, ekipi i të rejave të Vllaznisë ka luajtur po në Elbasan por ka humbur.

Vllaznia për femra mundet 64-80 nga Flamurtari

0

Ekipi i basketbollit të femrave të Vllaznisë është mundur në ndeshjen e sotme të vlefshme për javën e 12-të të kampionatit nga Flamurtari me rezultatin 64-80. Ndeshja është luajtur në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" dhe është dominuar nga vlonjatet që janë dhe kryesueset e kampionatit. Miket kanë fituar periodën e parë në shifrat 30-17 dhe këtë epërsi e kanë ruajtur edhe më tej ndonëse perioda e dytë është mbyllur në barazim 15-15 dhe e treta ëshët fituar nga shkodranet në shifrat 18-15. Fakti që rezultati asnjëherë nuk kaloi në epërsi të Vllaznisë tregon se Flamurtari e ka dominuar lojën.

Vllaznia humbet ndaj Kamzës 54-77 për javën e 12-të

0

Sonte është luajtur ndeshja e parë e javës së 12-të të kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj në mes ekipeve të Kamza Basket dhe Vllaznisë, ndeshje e cila është luajtur në kryeqytet. Përballja në mes ekipit të vendit të dytë dhe atij të tretë në renditje, pritej të dhuronte rivalitet megjithatë shkodranët nuk kanë mundur dot të rezistojnë. Ata e kanë hubur periodën e parë me 10 pikë diferencë pra 15-25 dhe kjo diferencë ka ardhur duke u thelluar në të gjitha periodat e tjera, teksa ato fitohen 19-13, 16-10 dhe 17-16 nga Kamza Basket e cila ka fituar në këtë mënyrë krejt ndeshjen me rezultatin 77-54.

Vllaznia mund 63-53 Flamurtarin. Është e treta

0

Pasditen e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" të Shkodrës është zhvilluar ndeshja e fundit e javës së 11-të të kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj në mes Vllaznisë dhe Flamurtarit. Ajo ishte shtyrë ngaqë në fundjavë pallati i sportit ka qenë i zënë me Memorialin e boksit. Sfida mes këtyre dy ekipeve ishte interesante sepse do vendoste përfundimisht se cila skuadër do të zinte të tretin dhe cila të katërtin para nisjes së fazës të play-off-it. Vllaznia ka luajtur më mirë dhe e ka fituar krejt ndeshjen me rezultatin 63-53. Ajo e ka nisur ndeshjen duke qenë në avantazh teksa e ka mbyllur periodën e parë në shifrat 21-17 e po ashtu ka fituar edhe të dytën 18-15.

Vllaznia dy humbje këtë javë ndaj ekipeve të Tiranës

0

Dy humbje kanë pësuar dy ekipet e basketbollit të klubit Vllaznia në ndeshjet e kësaj jave. Kundërshtarët e tyre që kanë triumfuar kanë qenë dy ekipet e Tiranës. Ndeshja e parë ka qenë ajo e meshkujve, e luajtur pasditen e djeshme në pallatin e sportit "Asllan Rusi" të kryeqytetit. Vendasit kanë fituar thellësisht 86-51 teksa djemtë shkodranë nuk kanë mundur ta rivalizojnë dot skuadrën kryesuese të kampionatit. Epërsia e saj duket qartë edhe në rezultatet e periodave ku vetëm në të parën ka patur rivalitet 17-17 sepse më pas diferenca ka ardhur duke kaluar në anën e Tiranës.