Elsidita Selaj: Dua të kualifikohem për në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’

0
Shkodra vazhdon traditën e talenteve të reja në të gjitha llojet e sporteve, e ftuar sot në emsionin e mengjesit Wake Up ishte boksieria e parë shqiptare, shkodrania Elsidita Selaj. Prej kohësh ajo vazhdon të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare,...

Tre boksierë të Vllaznisë, të shtunën në Podgoricë

0

Tre boksierë të ekipit të Vllaznisë në boks por njëkohësisht edhe të ekipit kombëtar, do të marrin pjesë ditën e shtunë në një aktivitet që do të zhvillohet në një aktivitet që do të zhvillohet në Podgoricë të Malit të Zi. Bëhet fjalë për boksierët  Asmer Bilali, Bekim Vjerdha dhe Kristian Demaj. Ata do jenë të shoqëruar nga trajnerët Zef Gjoni dhe Jozef Sermi. Në këtë turne që do zgjasë vetëm një ditë, pritet një rivalitet i fortë në mes të boksierëve tanë dhe atyre më të mirë të Malit të Zi. Këto përballje do jenë një test i mirë sidomos për dy boksierët, Bilali e Demaj që në mesin e muajit prill do të marrin pjesë në aktivitetin shumë të rëndësishëm që do të zhvillohet në Turqi. Pjesmarrja në turneun e së shtunës në Podgoricë në këtë mënyrë do jetë prova gjenerale para atij të Turqisë.

Zef Gjoni: Klubi shumësportësh Vllaznia në gjendje “kome”

0

Trajneri i njohur i Vllaznisë në boks Zef Gjoni është i shqetësuar për mënyrën si po shkojnë punët në klubin shumësportësh Vllaznia. Drejtuesit e Bashkisë sipas tij e kanë lënë krejtësisht pas dore këtë klub ngaqë janë të fokusuar tërësisht tashmë tek futbolli ku po financojnë me shuma të mëdha. Duke folur në lidhje më këtë situatë, ai ka thënë: "Bashkia e ka harruar shumësportëshin shkodran. Ky klub është në gjendje "kome". Askush nuk e ka mendjen se çfarë bëhet aty.

Memoriali, konfirmohet edhe Mali i Zi. Pritet Franca

0

Shtohet edhe një tjetër shtet që konfirmon pjesmarrjen në Memorialin ndërkombëtar "Vllaznia 2012". Ai është Mali i Zi i cili ka dërguar edhe konfirmimin përkatës për këtë pjesmarrje. Me të, ka shkuar në 9 numri i shteteve që duan të jenë në Shkodër në muajin e ardhshëm. Ndërkohë pritet edhe konfirmimi nga Franca apo dhe ndonjë shtet tjetër. Me Francën shkon në 10 numri dhe me shumë mundësi, ai do mbyllet këtu sepse mendohet që të mos ketë më shumë fonde në dispozicion për pritjen dhe akomodimin e tyre. Këtë konfirmim e ka bërë për gazetën online www.shkodrasport.com trajneri i ekipit të Vllaznisë dhe kryetari i grupit organizator të këtij aktiviteti shumë të rëndësishëm, Zef Gjoni i cili thotë:

Shqipëria kthehet me dy medalje të arta nga Kampionati Ballkanik

0
Kampionati Ballkanik i Boksit, i cili u mbajt për katër ditësh me radhë në Zagreb të Kroacisë ka mbyllur siparin e tij mbrëmjen e së dieles. Kombëtarja e Shqipërisë e drejtuar nga kryetrajneri Zef Gjoni dhe kolegët e tij,...

Ekipi kombëtar i boksit teste mjekësore në “IMC”

0

10 boksierët e ekipit kombëtar shqiptar ditën e shtunë kanë kryer të gjitha testet e duhura mjekësore në një klinikë të specializuar dhe për më tepër nga doktorë specialistë të ardhur nga Mali i Zi, Serbia dhe Kroacia. Të gjitha këto kontrolle janë ofruar falas nga klinika "Internacional Medica Center" me qendër në Shkodër.

Drejtori Kroqi i kthen përgjigje trajnerit Gjoni: Fondi i boksit s’ka ndryshuar, por gjithmonë...

0
Dy ditë më parë trajneri i Vllaznisë në boks Zef Gjoni u shpreh se ekipi i tij këtë vit e ka të vështirë ta fitojë titullin kampion dhe do të mjaftohet edhe me vendin e dytë. Ky dorëzim i...

BOKS/ Nis pas dy orësh ‘Nata e Kampionëve’. Priten mbi 1 mijë tifozë në...

0
Pas gati dy oresh ne pallatin e sportit "Qazim Dervishi" do te zhvillohet nje aktivitet shume interesant i boksit profesionist, i cili eshte emertuar "Nata e Kampioneve". Nje mbremje e cila pritet te sjelle nje atmosfere shume interesante, per...

FANTASTIKE/ Nelson Hysa në majën e boksit. Ngjitet në ‘Top70’- shen e Botës

0
Fitorja ndaj argjentinasit Marcos Antonio Aumada mbremjen e se shtunes ne ringun e Tetoves, "e ka çuar ne qiell" boksierin shkodran Nelson Hysa. Themi keshtu sepse kampioni shqiptar nga vendi i 163-te qe ka qene deri para pak ditesh,...

Bilali e Demaj, pjesmarrës në turneun e Bullgarisë

0

Një pjesë e Kombëtares së Shqipërisë në boks do të marrë pjesë në një turne rajonal që do të zhvillohet në Bullgari. është pikërisht trajneri i përfaqësueses së boksit Zef Gjoni i cili bashkë më dy boksierët e tij, shkodranët Kristian Demaj e Asmer Bilali janë nisur sot drejt Bullgarisë dhe do të kërkojnë të bëjnë një përfaqësim dinjitoz atje. Bilali si gjithnjë do të boksojë në peshën e tij 75 kilogramë. Shkodrani thuhet nga trajneri Gjoni se është në një formë të mirë sportive dhe këtë gjë kërkon ta tregojë edhe në ring në përballjet që do të ketë në këtë turne. Ndërkohë që për Demaj kjo pjesëmarrje është edhe më e veccantë sepse përkon me 20-vjetorin e tij dhe natyrisht që do të japë maksimumin e tij në mënyrë që festës së ditëlindjes t'i shtohet edhe një medalje në këtë turne rajonal.