Zef Gjoni merr liçensë trajneri nga Federata Botërore e Boksit

0

Trajneri i mirënjohur shkodran pak ditë më parë është paisur me liçensë trajneri nga Federata Botërore e Boksit Amator (AIBA). Në këtë mënyrë, ai bëhet kësisoj i vetmi trajner shqiptar që gëzon një liçensë të tillë. Federata Botërore, ua jep këtë liçensë trajnerëve të ndryshëm të vendeve të ndryshme, në bazë të rezultateve të arritura në karrierën e tyre. Dhe kuptohet që CV-ja e Gjonit ka mbërritur në dorë të tyre teksa kanë parë 17 titujt kampion të Shqipërisë, Kupat e shumta të Republikës, medaljet e shumta në arenën ndërkombëtare, trajner i kombëtares prej vitesh, sigurisht që nuk mund t'i thonin "jo" dhënies së liçensës për të. Kuptohet që ky është një vlerësim i madh për këtë trajner që ka meritën e madhe për ecjen përpara të sportit të boksit në vendin tonë.

Bilali e Demaj, pjesmarrës në turneun e Bullgarisë

0

Një pjesë e Kombëtares së Shqipërisë në boks do të marrë pjesë në një turne rajonal që do të zhvillohet në Bullgari. është pikërisht trajneri i përfaqësueses së boksit Zef Gjoni i cili bashkë më dy boksierët e tij, shkodranët Kristian Demaj e Asmer Bilali janë nisur sot drejt Bullgarisë dhe do të kërkojnë të bëjnë një përfaqësim dinjitoz atje. Bilali si gjithnjë do të boksojë në peshën e tij 75 kilogramë. Shkodrani thuhet nga trajneri Gjoni se është në një formë të mirë sportive dhe këtë gjë kërkon ta tregojë edhe në ring në përballjet që do të ketë në këtë turne. Ndërkohë që për Demaj kjo pjesëmarrje është edhe më e veccantë sepse përkon me 20-vjetorin e tij dhe natyrisht që do të japë maksimumin e tij në mënyrë që festës së ditëlindjes t'i shtohet edhe një medalje në këtë turne rajonal.

ÇUDIRA SHQIPTARE/ Boksierët e kombëtares shqiptare në Europian me paratë e veta!

0
Kombetarja shqiptare e boksit per 16 vjeçaret do te niset ne drejtim te Italise ku do te marre pjese ne Kampionatin Europian dhe ne perberje te tij do te jene 4 boksiere, nder te cilet 2 jane te Vllaznise...

Vllaznia kërkon titullin e 18-të në boks

0

Pas tre diteve grumbullim ne Shkoder, ekipi i boksit të Vllaznisë, ka lënë sot qytetin e tij për të udhëtuar drejt Durrësit, aty ku nesër nis kampionati kombëtar. Në këtë kampionat do marrin pjesë ekipet dhe boksierët më të mirë të vendit dhe sivjet gjasat janë që të ketë një konkurrencë të fortë. Ekipet e Vllaznisë,

Kombëtarja e boksit do grumbullohet për Lojërat e Mesdheut

0

Që nga dita e hënë e javës që vjen, kombëtarja shqiptare e boksit do të grumbullohet në Shkodër. Bëhet fjalë për ekipin që do të përfaqësojë vendin tonë në Lojërat Mesdhetare. Pjesë e këtij ekipi siç dihet do jenë katër boksierët e Vllaznisë, tre shkodranë Kristian Shytani, Kristian Demaj dhe Nelson Hysa si dhe vlonjati Rexhildo Zeneli. Bashkë me ta do të jetë edhe trajneri I kombëtares sonë Zef Gjoni. Lajmi është bërë I ditur nga drejtues të Federatës Shqiptare të Boksit. Në fakt, ky është grumbullimi I dytë për boksierët tanë pasi pak ditë më parë, dy prej tyre, pikërisht Rexhildo Zeneli dhe Kristian Demaj kanë qenë në Francë ku kanë zhvilluar një stërvitje intensive në kampin olimpik francez bashkë me sportistët e këtij vendi por edhe të vendeve të tjera.

Vllaznia nënkampione për 18 vjeçarët. Muhja boksieri më i mirë

0

Vllaznia në boks për të rinj ka zënë vendin e dytë në kampionatin kombëtar të kësaj moshe, zhvilluar për tre ditë me rradhë në qytetin e Vlorës. Ajo ka arritur të nxjerrë shtatë finalistë dhe prej tyre, katër janë shpallur kampionë dhe pikërisht Vuksan Gurin në peshën 60 kilogramë, Erald Muhjen në peshën 64 kilogramë, Samet Llukajn në peshën  69 kilogramë dhe Fisnik Muharremin në peshën 81 kilogramë.

Jetmir Kuçi humbet në ringun profesionist ndaj hungarezit Szili

0

Boksieri i njohur shkodran Jetmi Kuçi është mundur mbrëmë në ndeshjen e zhvilluar në Sllovaki ndaj hungarezit Istvan Szili. Kjo ka qenë e para humbje për Kuçin në karrierën e tij si profesionist pasi në gjashtë ndeshjet e para kishte dalë fitues. Nga informacionet që vijnë nga qyteti i Trnavës ku është zhvilluar ndeshja, bëhet e ditur se boksieri shkodran është tërhequr në raundin e tretë të kësaj ndeshje me tetë raunde. Në këtë tërheqje të tij ka ndikuar edhe gjykimi jo i rregullt i arbitrit të ringut që ka lejuar grushtimin e rëndë të boksierit hungarez dhe njëkohësisht jashtë rregullave.

BOKS/ Një mbrëmje magjike po vjen. Nelson Hysa & Co në ring më 17...

0
Pas asaj te Shkodres ne muaj janar ne Shkoder, nje tjeter mbremje magjike boksi do te zhvillohet kete muaj ne Tirane. Me 17 mars ne nje ring te kryeqytetit do te ngjiten boksieret me te mire te Shqiperise ne...

Boksierët e Vllaznisë nisin fazën përgatitore në Velipojë

0
Pavarësisht mungesës së një presidenti në krye të ekipit, ekipi i boksit i Vllaznisë e ka gjetur mundësinë që të grumbullohet sërish në plazhin e Velipojës. Që nga data 1 gusht, boksierët e tij bashkë me trajnerët janë grumbulluar...

Tre boksiere ne Turqi per kualifikueset e Olimpiades

0

Boksieri fierak Xhulio Vrenozi dhe dy shkodranët Asmer Bilali dhe Kristian Demaj nisen nesër për në Turqi ku do të marrin pjesë në turneun e fundit kualifikues për në Lojërat Olimpike të Londrës. Të shoqëruar nga trajnerët Zef Gjoni dhe Jozef Sermi, ata do tentojnë të bëjnë një figurë të mirë dhe të jenë ndër më të mirët në peshat e tyre në mënyrë që ta sigurojnë këtë kualifikim. Trajneri Zef Gjoni para nisjes, per gazeten online www.shkodrasport.com megjithatë e ka pranuar se shanset janë shumë të pakta megjithatë ata do tentojnë deri në fund. "E kemi te qarte se kemi pak shanse per t'u kualifikuar sepse marrin pjese boksieret me te mire te Europes. Perpos kesaj, jane pak boksiere qe do fitojne te drejten e kualifikimit. Keshtu ne peshen 64 kg ku do konkurroje Xhulio Vrenozi, do te kualifikohen vetem 2 boksiere, ne peshen 69 kg ku konkurron Asmer Bilali do kualifikohen po ashtu dyboksiere ndersa ne peshen 81 kg, ku garon Kristian Demaj jane tre boksiere qe do kualifikohen.