FANTASTIKE/ Boksieri Arjol Zeneli siguron medaljen e bronztë në Europian

0
Boksi shqiptar ka marre pasditen e sotme nje tjeter lajm te shkelqyer. Vlonjati Arjol Zeneli ka fituar nje tjeter ndeshje ne Kampionatin Europian te 18 vjeçareve qe po zhvillohet ne Sofje te Bullgarise duke siguruar deri tani medaljen e...

Kristian Demaj më 22 mars në Londër përballë irlandezit Ward

0

Për boksierin shkodran Kristian Demaj vjen edhe ndeshja e tretë në boksin profesionist. Pikërisht më datën 22 mars në sallën sportive "York Hall" të Londrës do të zhvillohet takimi i parë i çerekfinale të World Series Boxing në mes ekipit vendas British Lionhearts dhe atij meksikan Mexico Guerreros, pjesë e të cilit është edhe boksieri ynë. Formati i kësaj lige gjysmëprofesioniste të boksit është si ai i Champions League në futboll me ndeshje në grupe e pastaj me eliminim direkt mes ekipeve në turet çerekfinale dhe gjysmëfinale.

Kombëtarja e boksit niset drejt Kosovës për kupën “Adem Jashari”

0

Kombëtarja shqiptare e boksit është nisur paraditen e së enjtes drejt Kosovës ku do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Adem Jashari”, aktivitet ky që do zhvillohet për 2 ditë me rradhë e pikërisht në datat 15 e 16 nëntor. Ndeshjet e këtij aktiviteti do jenë të ndarë në 2 qytete. Ditën e parë ndeshjet do zhvillohen në qytetin e Prishtinës kurse ndeshjet finale do zhvillohen në Gjilan. Ekipi jonë kombëtar do marrë pjese me  6 sportistë nga të cilët 4 janë të Vllaznisë dhe pikërisht Rexhildo Zeneli, Kristian Shytani, , Asmer Bilali dhe Emiliano Çekini si dhe dy boksierë të ekipit të Tiranës,  Anxhelo Merkohasanaj dhe Alban Bermeta.

Rexhildo Zeneli fitues në Pejë. Merr edhe kupën e boksierit më teknik

0

Tre boksierët e Vllaznisë kanë bërë një paraqitje shumë të mirë në turneun ndërkombëtare të zhvilluar fundjavën që shkoi në Pejë të Kosovës. I emërtuar “Epopeja e Dukagjinit”, në këtë turne kanë marrë pjesë të gjithë boksierët më të mirë të Kosovës, të Maqedonisë por edhe tre boksierë të ekipit të Vllaznisë së Shkodrës të drejtuar nga trajneri Zef Gjoni. Ata kanë bërë një paraqitje shumë të mirë madje boksieri Rexhildo Zeneli jo vetëm ka zënë vendin e parë në peshën e tij por ka marrë edhe kupën e boksierit më teknik të turneut. Zeneli ka konkurruar në peshën 60 kilogramë dhe ka fituar me rezultatin 3-0 me boksierin kosovar Vranovci.

Memoriali “Vllaznia 2015”, shkon në 10 numri i shteteve pjesmarrëse

0

Ka shkuar në 9 numri i shteteve të huaja pjesmarrëse në Memorialin Ndërkombëtar "Vllaznia 2015". Sipas organizatorëve, deri më tani kanë konfirmuar pjesmarrjen e tyre ekipet e Italisë, Kazakistanit, Bullgarisë, Spanjës, Gjermanisë, Çekisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

Kritikat e tifozëve shqiptarë për çmimet e biletave në ‘Air Albania’, reagon Florian Marku:...

0
Florian Marku do të mbrojë titullin kampion të peshave mesatare në boks, në stadiumin kombëtar “Air Albania”. Teksa ka pak ditë që kanë dalë çmimet e biletave, Florian Marku ka marrë mjaft kritika për çmimet e tyre. Kjo gjë...

Boksierët e Vllaznisë stërvitje në Theth para kampionatit kombëtar

0
Boksieret e Vllaznise kane lene Shkodren dhe te nxehtin e saj dhe qe prej se henes jane akomoduar ne piken turistike te Thethit, per te zhvilluar atje pjesen me intensive te pergatitjeve per Kampionatin kombetar qe do te zhvillohet...

Jetmir Kuçi, emblema e boksit shqiptar sot mbush 40 vjeç

0

Dita e sotme është e veçantë për një nga emrat më të mëdhenj të boksit shkodran dhe atij shqiptar të pasviteve '90. vërtetë titujt kampionë mund të mos i ketë të shumtë si pasojë e lëvizjes së tij edhe jashtë vendit, megjithatë të gjithë e mbajnë mend për mënyrën shumë origjinale të të boksuarit, çka e bënte një kundërshtar të papërballueshëm në ring për kundërshtarët e tij. Sot ai mbush 40 vjeç por nuk ka hequr ende dorë nga sporti i boksit. Stërvitet rregullisht dhe është në pritje edhe të ndonjë ndeshje tjetër profesioniste, çka mund të realizohet në të ardhmen.

Boksierët gati për pjesmarrjen në kupën “Adem Jashari”

0

Për boksierët nuk ka asnjëherë pushim. Pas pjesmarrjes dhe suksesit në "Gongun e Artë" të Maqedonisë, për ta vjen një tjetër pjesmarrje në një aktivitet ndërkombëtar. Bëhet fjalë për kupën "Adem Jashari" që zhvillohet çdo vit në Prishtinë me rastin e Festës së Pavarësisë. Edhe sivjet, pjesmarrja pritet të jetë e gjerë nga shumë vende të rajonit dhe Europës.

Kristian Demaj: Medalja e artë në “Gongun e Artë”, sukses I madh

0

Për boksierin e Vllaznisë dhe të ekipit tonë kombëtar Kristian Demaj, suksesi që ekipi jonë kombëtar arriti në “Gongun e Artë” turneun e rëndësishëm që u zhvillua në Shkup të Maqedonisë pak ditë më parë, është për t’u veçuar. “Kemi marrë pjesë me 4 boksierë, nga të cilët u siguruan dy medalje të arta e një e argjendtë, ky është një sukses I madh për boksin shqiptar sepse pjesmarrës në këtë aktivitet ishin 14 shtete”-ka thënë ai për www.shkodraport.com.