Për boksierin e Vllaznisë dhe të ekipit tonë kombëtar Kristian Demaj, suksesi që ekipi jonë kombëtar arriti në “Gongun e Artë” turneun e rëndësishëm që u zhvillua në Shkup të Maqedonisë pak ditë më parë, është për t’u veçuar. “Kemi marrë pjesë me 4 boksierë, nga të cilët u siguruan dy medalje të arta e një e argjendtë, ky është një sukses I madh për boksin shqiptar sepse pjesmarrës në këtë aktivitet ishin 14 shtete”-ka thënë ai për www.shkodraport.com.

Demaj duket I pathyeshëm në peshën 91 kg dhe gëzon një formë shumë të mirë sportive. Pas paraqitjes së mirë të Botërorin e Bakusë, pas shpalljes kampion në Shqipëri, ka ardhur edhe medalja e artë në “Gongun e Artë” dhe tashmë pretendon të fitojë vendin e parë edhe në kupën “Adem Jashari” që do zhvillohet në Prishtinë e po ashtu edhe vendin  e parë në Kupën e Shqipërisë që zhvillohet muajin e ardhshëm në Shkodër. Për ta mbyllur kësisoj në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2011. Ndërsa për vitin e ardhshëm ka një objektiv tjetër. “Do pretendoj në Kampionatin Europian që zhvillohet në prill për të zënë një vend që siguron të drejtën e pjesmarrjes në Lojërat Olimpike”, çka do ishte edhe suksesi më I madh I boksit shqiptar.