Vllaznia, një hap larg titullit të 18-të kampion në boks

0

Boksierët e ekipit të Vllaznisë pas ndeshjeve të ditës së tretë të kampionatit, duken vetëm një hap larg fitimit të titullit kampion për këtë vit. Ata janë në numrin më të madh të finalistëve, plot 7 përballë 5 boksierëve që ekipi tjetër pretendent- Tirana ka nxjerrë në finale. Vllaznia në këtë mënyrë duket shumë pranë sigurimit të titullit të 18-të kampion ndër 20 kampionatet e zhvilluara deri tani. Dita e sotme, ajo e gjysmëfinaleve ka qenë vendimtarja për përcaktimin e finalistëve. Përcaktues ka qenë pikërisht takimi I peshës 56 kg në mes boksierëve Ronildo Piranej të Vllaznisë dhe Elsid Kalemit të Tiranës.

Nelson Hysa të martën në ringun e Pejës përballë kroatit Marko Vuçeviç. Synon fitoren...

0
Boksieri Nelson Hysa do te zbrese serish ne ring per te zhvilluar kesisoj takimin e tij te gjashte ne profesionizem. Kete rradhe ai ka zgjedhur Kosoven per t'u ndeshur ndaj nje kundershtari kroat. Shkodrani me shume pervoje ka nje...

Bilali e Demaj, medalje ari edhe në Kosovë

0

Sukseset për boksierët shkodranë nuk kanë fund për vitin 2011. Pasi janë shpallur më të mirët në vend, pasi kanë përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në Kampionatin Botëror, pasi i kanë dhuruar dy medalje të arta Shkodrës në turneun e rëndësishëm "Gongu i Artë" i Maqedonisë, vijnë edhe dy suksese të tjera. Janë sërish dy boksierët, Asmer Bilali dhe Kristian Demaj që kanë triumfuar edhe në kupën "Adem Jashari" që u zhvillua për dy ditë me rradhë në Prishtinë dhe Ferizaj të Kosovës.

Kristian Demaj më 1 mars në ring përballë rusit Yakushev

0
Për boksierin shkodran Kristian Demaj vjen dhe përballja e dytë në ringun profesionist. Më datë 1 mars 2013, pra pasnesër, ai do të ngjitet në ring përballë një boksieri rus, pikërisht ndaj Eduard Yakushev. Ky takim bëhet për peshën...

Sermi: Vllaznia ka objektiv fitimin e titullit të 22-të kampion

0
Boksierët e Vllaznisë prej kohësh kanë nisur përgatitjet për kampionatin kombëtar që do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Shkodër. Ata aktualisht ndodhen në fazën e fundit të përgatitjeve dhe gjithçka duket se po shkon në mënyrën e duhur....

Boks, Demaj ne Itali per stervitje para boterorit

0

Boksieri i Kombëtares Shqiptare Kristjan Demaj është rikthyer sërish në Itali për të vijuar atje stërvitjet për Kampionatin Botëror të Boksit që do të zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit në fund të muajit shtator. Shkodrani do të qëndrojë atje për një periudhë dy javore nga ku do të marrë ngarkesën e plotë për të qënë i gatshëm për eventin e rëndësishëm Ndërkombëtar që do të marrë pjesë. Boksieri i përfaqësueses kuqezi

Arbitrim i njëanshëm, Alban Beqiri braktis ndeshjen në Lojërat Mesdhetare

0
Boksieri shqiptar, Alban Beqiri, që merrte pjesë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, është tërhequr nga ndeshja, ku garonte për peshën 69 kg. Beqiri zbriti në ring ditën e djeshme, ku përballej me algjerianin, Jugurtha Ait- Bekka. Megjithatë pas dy raundeve...

Shytani e Kajoshi marrin medalje të arta në turneun e Bosnjës

0

Dy boksierët shkodranë Kristian Shytani dhe Arjon Kajoshi kanë marrë medalje të arta në turneun ndërkombëtar të Bosnjës të zhvilluar këtë fundjavë në Sarajevë. Ata kanë arritur të sfidojnë kundërshtarët e tyre në ndeshjet finale të zhvilluara mesditën e sotme duke bërë që flamuri shqiptar të ngrihet lart edhe në këtë aktivitet ku merrnin pjesë boksierë nga 10 shtete të Europës. Turneu i cili është i përvitshë, sivjet ishte edicioni i 13-të i tij, mban emrin e gjeneralit Mustafa Hajrulahoviç dhe nga viti në vit po merr përmasa edhe më të mëdha. Në edicionin e sivjetëm Shqipëria u përfaqësua me tre boksierë, ku përveç dy shkodranëve Shytani e Kajoshi ishte edhe tiranasi Anxhelo Merkohasanaj por ai është mundur në gjysmëfinale nga një boksier kroat.

Rexhildo Zeneli fitues në Pejë. Merr edhe kupën e boksierit më teknik

0

Tre boksierët e Vllaznisë kanë bërë një paraqitje shumë të mirë në turneun ndërkombëtare të zhvilluar fundjavën që shkoi në Pejë të Kosovës. I emërtuar “Epopeja e Dukagjinit”, në këtë turne kanë marrë pjesë të gjithë boksierët më të mirë të Kosovës, të Maqedonisë por edhe tre boksierë të ekipit të Vllaznisë së Shkodrës të drejtuar nga trajneri Zef Gjoni. Ata kanë bërë një paraqitje shumë të mirë madje boksieri Rexhildo Zeneli jo vetëm ka zënë vendin e parë në peshën e tij por ka marrë edhe kupën e boksierit më teknik të turneut. Zeneli ka konkurruar në peshën 60 kilogramë dhe ka fituar me rezultatin 3-0 me boksierin kosovar Vranovci.

Jozef Sermi në Uells bashkë me Vrenozin për trajnim

0

Njëri nga trajnerët e Vllaznisë pikërisht Jozef Sermi, më 18 shkurt do të udhëtojë drejt Uellsit bashkë me boksierin fierak Xhulio Vrenozi që është pjesë e kombëtares shqiptare, për të zhvilluar një trajnim dyjavor. Ky trajnim organizohet nga AIBA- Federata Botërore e Boksit Amator dhe bëhet kryesisht për vendet e vogla që janë në zhvillim. Federata Shqiptare e Boksit ndërkohë, për pjesmarrjen në këtë trajnim ka zgjedhur një nga boksierët më të mirë të vendit- Vrenozin si dhe një nga trajnerët e rinj të perspektivës- Sermin. Të dy ata tashmë kanë futur dokumentat në Ambasadën Britanike në Tiranë dhe më 18 shkurt do nisen për në Uells, në qytetin e Kardifit ku do të zhvillohet edhe stërvitja dhe trajnimi dyjavor.