Për boksierin shkodran Kristian Demaj vjen dhe përballja e dytë në ringun profesionist. Më datë 1 mars 2013, pra pasnesër, ai do të ngjitet në ring përballë një boksieri rus, pikërisht ndaj Eduard Yakushev. Ky takim bëhet për peshën 80-85 kg dhe është i vlefshëm për Ligën gjysmëprofesioniste të ëorld Series Boxing (ëSB). Ai do të zhvillohet në kuadrin e 5 ballafaqimeve mes ekipit Russian Boxing Team dhe Mexico Guerreros, pjesë e të cilit është siç dihet boksieri ynë Kristian Demaj. Këto ndeshje do të nisin në orën 15.30 dhe ndeshja e Demës është e katërta nga rradha.


Kundërshtari i boksierit shkodran është 24 vjeç dhe në këtë Ligë të sivjetme ka zhvilluar 6 ndeshje teksa ka fituar 4 prej tyre dhe ka humbur 2 të tjera. Ai është i 6-ti në ranglistën e kësaj peshe. Demaj ndërkohë vjen pas takimit të vetëm të zhvilluar, atë të humbur muajin e kaluar me bjellorusin Sergej Kuzmin. Kjo përballje e dytë e tij natyrisht që e gjen më të përgatitur dhe të shpresojmë për një paraqitje shumë më të mirë dhe njëkohësisht fitore të tij. Ballafaqimi Yakushek- Demaj do të zhvillohet në pallatin e sportit “Sukharev SportComples” të qytetit Perm- Sverdlovskiy të Rusisë.
www.shkodrasport.com