Boksieri i Kombëtares Shqiptare Kristjan Demaj është rikthyer sërish në Itali për të vijuar atje stërvitjet për Kampionatin Botëror të Boksit që do të zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit në fund të muajit shtator. Shkodrani do të qëndrojë atje për një periudhë dy javore nga ku do të marrë ngarkesën e plotë për të qënë i gatshëm për eventin e rëndësishëm Ndërkombëtar që do të marrë pjesë. Boksieri i përfaqësueses kuqezi

aktualisht ndodhet në Peruxhia në vendin e quajtur Azisi. Aty janë edhe kombëtaret e Italisë, Ukrainës, Azerbajxhanit të cilat zhvillojnë stërvitje të përbashkët në të njëjtin vend ku është edhe Demaj. Shkodrani që garon në peshën 91 kilogram, duke qënë se po përgaditet në të njëjtin vend ku janë boksierë cilësor të cilët kanë fituar edhe medalje në kompeticionet Ndërkombëtare, kërkon që të përfitojë nga kjo dhe të marrë qoftë një eksperiencë të mirë po ashtu të zhvillojë edhe një përgaditje me itensitet të plotë në mënyrë që më pas t’i rezultojë e vlefshme për të arritur fitimin e ndonjë medaljeje në botërorin e Azerbajxhanit. Në mesin e muajit  gusht deri në ditët e para të shtatorit aty kanë qënë edhe dy boksierët e tjerë të Shqipërisë, Asmer Bilali dhe Xhuljo Vrenozi bashkë me Demajn dhe në rolin e trajnerit Jozef Sermi. Të gjithë sëbashku pasi kryen fazën dy javore erdhën në Shqipëri në pamundësi ekonomike për të qëndruar më shumë. Ndërkohë që Demaj është rikthyer për të dytën herë me financimet nga e tij për të vijuar atje stërvitjen për të shpresuar në një rezultat pozitiv në botëror. Pas qëndrimit në Peruxhia, Demaj do të rikthehet në Shqipëri dhe bashkë me pjesën tjetër të Kombëtares të drejtuar nga trajneri Zef Gjoni do të udhëtojnë drejt Azerbajxhanit nga ku pretendojnë arritjen e rezultateve të larta e pse jo fitimin e ndonjë medaljeje.