Boksieri Nelson Hysa do te zbrese serish ne ring per te zhvilluar kesisoj takimin e tij te gjashte ne profesionizem. Kete rradhe ai ka zgjedhur Kosoven per t’u ndeshur ndaj nje kundershtari kroat. Shkodrani me shume pervoje ka nje muaj e gjysem qe stervitet intensivisht per kete perballje.
Ndeshjen e fundit, boksieri shkodrane e pat zhvilluar me 13 nentor ne Durres ndaj anglezit te mirenjohur Danny Williams, ndaj te cilit fitoi me pike 60-54. Por nga ajo ndeshje ai doli me nje demtim ne gisht, i cili ne fakt e la pak kohe pa ndeshje ate.
Megjithate Hysa do te rikthehet serish te marten ne ring dhe do ta beje kete gje ndaj njerit prej boksiereve me te mire profesioniste kroate, Marko Vuçeviç, ne takimin qe do zhvillohet duke filluar nga ora 17.00 ne sallen sportive te Pejes.
Ndeshja ndaj Vuçeviç eshte e gjashte per Hysen ne boksin profesionist teksa siç kemi bere te ditur edhe me perpara, ai ka arritur t’i fitoje te pese takimet e zhvilluar dhe do te kerkoje suksesin edhe ne kete sfide te rradhes.
Ne nje prononcim te shkurter per “Shkodra Sport” Nelson Hysa do te pergjigjej: “Kjo eshte ndeshja ime e rradhes ne boksin profesionist dhe padyshim qe do te tentoj te marr fitoren e rradhes, ndonese perballe do te kem nje nga boksieret me te mire kroat. Une kam shume besim se do te kem edhe mbeshtetjen e zjarrte te shqiptareve te Kosoves dhe jam i bindur se do ia dal me sukses”./SHKODRA-SPORT.COM/