Në Kategorinë e Parë është mbyllur edhe java e 12-të e kampionatit. Në fund të kësaj jave, “Panorama Sport” ka publikuar edhe formacionin më të mirë, teksa pjesë e 11-shes ndodhet edhe një shkodran.

Më konkretisht, bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Klejdi Dibra, i cili ka qenë protagonist në barazimin e skuadrës së Besëlidhjes. Kjo e fundit ia doli të merrte një barazim në shifrat 2-2 ndaj Flamurtarit në Vlorë, duke siguruar në këtë mënyrë një pikë shumë të rëndësishme.

Paraqitja e futbollistit shkodran është vlerësuar me nota maksimale, me Dibrën që tashmë ka fituar një fanellë titullari në formacionin më të mirë të javës në Kategorinë e Parë.

Një gjë e tillë padyshim që është një motiv më shumë që ai të vazhdojë të bëjë më mirë edhe në ndeshjet e ardhshme, teksa te Besëlidhja ai është në rolin e një lideri të ekipit, duke qenë se është edhe kapiteni i skuadrës lezhjane.
Maringlen ZHIVANI