Vllaznia bëhet gati edhe për dy tituj të tjera kampion gjatë shtatorit

0

Boksi shkodran është në përgatitjet e fundit për pjesmarrjen në dy aktivitete shumë të rëndësishme ku do të marrë pjesë gjatë këtij muaji. Bëhet fjalë për kampionatin kombëtar të të rriturve dhe atë të 18 vjeçarëve. Ky i fundit do të zhvillohet pikërisht më datë 10 shtator në qytetin e Vlorës. Në të do të marrin pjesë ekipet më të mira të vendit dhe natyrisht që Vllaznia do të kërkojë fitoren e titullit kampion. Nga ana tjetër, vëmendja më e madhe është e përqendruar tek kampionati kombëtar i të rriturve që do të nisë më 25 shtator në qytetin e Tiranës.

Zef Gjoni: Boksierët shqiptarë, më të mirët në Rajon

0

5 medaljet e fituara nga boksierët tanë në dy aktivitetet e rëndësishme ndërkombëtare të zhvilluara sëfundi në Maqedoni dhe Kosovë, e kanë bërë të ndjehet mirë. Zef Gjoni, trajneri I Vllaznisë dhe I ekipit tonë kombëtar ndjehet njëkohësisht I lumtur për këtë sukses, sepse nxjerr në pah punën e mirë që është bërë. Duke folur për gazetën “Shkodra Sport”, ai do të bënte edhe diferencën e madhe që ka në organizim boksi shqiptar me vende të tjera dhe pavarësisht kësaj, përpjekjet bëhen për të qenë të barabartë në ring.

Mbyllet kampionati U-18, Vllaznia renditet e treta

0

Ashtu siç pritej, "Arena", ekipi privat i boksit që drejtohet nga vëllezërit Sorra, është shpallur kampion i Shqipërisë për vitin 2016, për grupmoshën U-18. Ky është verdikti i dhënë pas përfundimit të ndeshjeve finale paradreken e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Kupën trajnerit Fatjon Sorra, ia ka dorëzuar trajneri i ekipit kombëtar Zef Gjoni. Natyrisht  që ky është një sukses për t'u evidentuar sepse përveçse si ekip, Arena nxorri edhe më shumë boksierë kampionë si individ se gjithë të tjerët- tre. Ndërkohë në vendin e dytë është renditur ekipi simpatik i Teutës ndërsa në vend të tretë, Vllaznia, e cila siç kemi thënë nuk ka patur pretendime në këta kampionat ngaqë ka marrë pjesë me përbërje të reduktuar.

Jurgen Uldedaj siguron bronzin në Europian. Synon më tej

0

Tjetër sukses për boksierin lezhjan Jurgen Uldedaj. Ai pasditen e djeshme e ka fituar edhe ndeshjen e dytë, atë përballë kampionit të Polonisë Zurakovski dhe ka arritur të kualifikohet për në gjysmëfinalet e kampionatit Europian të 18 vjeçarëve që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë. Sigurisht që ky është një sukses i madh sepse Uldedaj që tani e ka siguruar një medalje, atë të bronztën megjithatë ai nuk do të ndalet këtu.

Uldedaj s’arrin dot finalen e Europianit. E mbyll me bronz

0

Boksieri Jurgen Uldedaj e ka mbyllur aventurën e tij në Kampionatin Europian të 18 vjeçarëve me medalje bronzi. Ndonëse dëshira e tij ishte e madhe për të siguruar të paktën finalen, nuk ka ndodhur kështu. Ndoshta edhe për shkak të vlerësimit të gjyqtarëve. Në ndeshjen gjysmëfinale të zhvilluar pasditen e sotme, ai ka patur përballë boksierin norvegjez Tregren Vegar, nënkampion olimpik me këtë moshë.

Boksierët gati për pjesmarrjen në kupën “Adem Jashari”

0

Për boksierët nuk ka asnjëherë pushim. Pas pjesmarrjes dhe suksesit në "Gongun e Artë" të Maqedonisë, për ta vjen një tjetër pjesmarrje në një aktivitet ndërkombëtar. Bëhet fjalë për kupën "Adem Jashari" që zhvillohet çdo vit në Prishtinë me rastin e Festës së Pavarësisë. Edhe sivjet, pjesmarrja pritet të jetë e gjerë nga shumë vende të rajonit dhe Europës.

Tre boksierë shkodranë nesër drejt Kosovës për turneun “Pavarësia”

0
Turneu “Pavarësia” që zhvillohet çdo vit në Kosovë me rastin e shpalljes së Pavarësisë së këtij shteti, do të ketë të shtunën edicionin e 11-të të tij. Në të do të marrin pjesë boksierë nga Shqipëria, Mali I Zi,...

Nis Kupa e Shqipërisë. Vllaznia s’ka pretendime

0

Kanë nisur pasditen e sotme në Shkodër ndeshjet finale të Kupës së Shqipërisë në boks. Ajo që ka rënë në sy në këtë kompeticion, natyrisht që ka qenë pjesmarrja shumë e vogël e boksierëve. Kjo ka bërë që në ditën e parë të kishte vetëm 5 ndeshje të planifikuar madje dy prej tyre nuk janë zhvilluar fare për shkak se kanë qenë boksierë të të dy ekipeve. Gjithsesi, vëmendja ka qenë e përqendruar tek sfida në mes boksierit të Vllaznisë Kajoshi dhe atij të Tiranës Beqiri.

Boksieri shkodran Kristian Demaj më 30 qershor në ringun profesionist ndaj një turku

0
E paralajmeroi "Shkodra Sport" dy dite me pare se diçka e bukur po vinte per boksierin shkodran Kristian Demaj dhe pasditen e sotme ka qene vete ai qe e ka zyrtarizuar ndeshjen e rradhes ne boksin profesionist. Permes nje postimi...

Historia e Nelson Hysës, mes vështirësish dhe suksesesh

0
Një shprehje popullore thotë: “Nuk është me të thënë, është me të dhënë”. Në pak fjalë, ndoshta ky mund të jetë përkufizimi i historisë së Nelson Hysës, boksierit nga Shkodra. Sigurisht, pa pretenduar që të tregojmë të gjithë jetën...