Ashtu siç pritej, “Arena”, ekipi privat i boksit që drejtohet nga vëllezërit Sorra, është shpallur kampion i Shqipërisë për vitin 2016, për grupmoshën U-18. Ky është verdikti i dhënë pas përfundimit të ndeshjeve finale paradreken e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Kupën trajnerit Fatjon Sorra, ia ka dorëzuar trajneri i ekipit kombëtar Zef Gjoni. Natyrisht  që ky është një sukses për t’u evidentuar sepse përveçse si ekip, Arena nxorri edhe më shumë boksierë kampionë si individ se gjithë të tjerët- tre. Ndërkohë në vendin e dytë është renditur ekipi simpatik i Teutës ndërsa në vend të tretë, Vllaznia, e cila siç kemi thënë nuk ka patur pretendime në këta kampionat ngaqë ka marrë pjesë me përbërje të reduktuar.

Në fund të aktivitetit është zhvilluar edhe ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe kupave për sportistët dhe ekipet më të mira. Federata ka dhënë një çertifikatë për boksierin që u konsiderua i perspektivë, Sokrat Kalivopulli i ekipit të Tiranës. Gjyqtaria ka përcaktuar si boksierin më luftarak Agron Muriqin e Vllaznisë, si më teknikun Mario Sokolin e ekipit Enea ndërsa kupa e boksierit më të mirë të kampionatit ka shkuar për boksierin e Teutës Ardit Boriçi. Këto kupa e medalje janë dorëzuar nga vetë presidenti i Federatës Florend Kalivopulli. Sa i takon ndeshjeve finale, ato janë shoqëruar me rivalitet dhe këtë e tregon fakti se kampionët janë shpërndarë në pesë ekipe. Kështu, Arena ka patur numrin më të madh të tyre-3, po aq sa edhe Teuta, ndërsa, Vllaznia, Tirana, Enea dhe Apolonia kanë nxjerrë nga një kampion.
Kampionët sipas peshave:
49 kg Serxho Kikrri (Teuta)
52 kg Asmir Skutina (Arena)
56 kg Kristian Bejko (Arena)
60 kg Ardit Boriçi (Teuta)
64 kg Muhamet Mema (Teuta)
69 kg Agron Muriqi (Vllaznia)
75 kg Sokrat Kalivopulli (Tirana)
81 kg Mario Sokoli (Enea)
91 kg Andi Hoxha (Apolonia)

+91kg Donald Paluca (Arena)
Renditja ekipore:

1. Arena
2. Teuta
3. Vllaznia

Boksieri më i mirë: Ardit Boriçi (Teuta)
Boksieri më teknik: Mario Sokoli (Enea)
Boksieri më luftarak: Agron Muriqi (Vllaznia)
Boksieri i perspektivës: Sokrat Kalivopulli (Tirana)

© shkodrasport.com