Florian Marku humbet ndeshjen e parë në karrierë, Chris Kongo fiton me pikë dhe...
VIDEO/ Tjetër sukses i Kristian Demaj. Shkodrani fiton ndeshjen e gjashtë në boksin profesionist
Historia e Nelson Hysës, mes vështirësish dhe suksesesh
Starton kampionati kombëtar i të rinjve. Vllaznia pretendente
Starton sot në Shkodër kampionati kombëtar i boksit për të rinj. Boksierët më të mirë të të gjithë ekipeve të vendit, kanë mbërritur pasditen e së mërkurës në qytetin tonë për t’u bërë pastaj gati për ndeshjet e ditës së parë. Kampionati do zgjasë tre ditë. Vllaznia do të kërkojë të shpallet kampione e vendit edhe për këtë grupmoshë. Këtë objektiv të saj e ka bërë të ditur për gazetën www.shkodrasport.com njëri nga trajnerët e ekipit shkodran Jozef Sermi që ka thënë: "Vllaznia është përgatitur seriozisht për këtë kampionat ngaqë vitin e kaluar ndoshta edhe si shkak i një neglizhimi të vogël nuk arritëm të shpallemi kampion. Ky gabim nuk do të ndodhë këtë herë teksa me të gjithë boksierët jemi përgatitur shumë seriozisht dhe jam shumë i bindur se do jemi kampionë të vendit".