Lajmi i fundit: Vllaznia kampione për të 18-tën herë në boks

0

 

Ka përfunduar pak çaste më parë kampionati kombëtar i boksit për të rritur i cili u zhvillua për tre ditë me rradhë në qytetin e Durrësit. Vllaznia e Shkodrës me meritë është shpallur kampione e vendit duke zënë vendin e parë në renditjen ekipore para Tiranës që u rendit e dyta dhe ekipit privat Enea që u rendit i treti.

Florian Marku humbet ndeshjen e parë në karrierë, Chris Kongo fiton me pikë dhe...

0
Florian Marku ka humbur ndeshjen e parë në karrierën e boksit profesionist. Në "O2 Arena" të Londrës ishte Chris Kongo që fitoi me pikë pas dhjetë raundeve, me shqiptarin që u penalizua në raundin e tetë pas një faulli...

Gjoni: Pretendentë edhe Tirana e Dinamo por kampion del Vllaznia

0

Kampionati kombëtar i boksit për të rritur është në prag. Ai do të zhvillohet për tre ditë me rradhë, të premten, të shtunën dhe të dielën në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" të Shkodrës. Në këtë të fundit gjithçka duket gati. Në televizionet lokale ka filluar transmetimi i një spoti në të cilin i bëhet thirrje sportdashësve për të qenë të pranishëm në këtë impiant sportiv në të tre ditët e zhvillimit të këtij kampionati. Po ashtu po merren edhe masat që në ndeshjet e ditës finale, skena rreth ringut të jetë e tillë që t'i ngjajë ndeshjeve të mëdha të boksit profesionist. Gjërat tek Federata e Boksit duket se kanë filluar të lëvizin për mirë që pas zgjedhjeve të fundit të bëra dhe ardhjes në krye të saj të presidentit Kalivopuli. Sa i takon kampionatit, pritet të ketë një rivalitet të fortë dhe duket se përveç Vllaznisë e Tiranës, në garë për titullin duket se do të jetë edhe Dinamo. Këtë gjë e ka paralajmëruar trajneri i ekipit shkodran Zef Gjoni i cili për shkodrasport.com do të shprehej:

Kristian Demaj nesër ndeshjen e tretë në boksin profesionist

0

Problemet në marrjen e vizës kanë kaluar për boksierin shkodran Kristian Demaj. Ai ka gati një muaj që ndodhet në Meksikë ku ka vazhduar stërvitjen me ekipin e tij dhe ditët e fundit, ka patur problem marrjen e vizës angleze por edhe kjo pengesë ka kaluar sepse e ka marrë vizën pasditen e së mërkurës dhe menjëherë është nisur drejt Londrës për t'iu bashkuar ekipit të tij Mexico Guerreros në përgatitjet e fundit për përballjen me British Lionhearts.

Edhe Bilali e Sorra e nisin me fitore pjesmarrjen në Europian

0

Pas Kristian Demajt edhe dy boksierët e tjerë të kombëtares shqiptare- Asmer Bilali e Albi Sorra, e kanë nisur me fitore pjesmarrjen e tyre në Kampionatin Europian që është duke u zhvilluar në Sofje të Bullgarisë. Takimi i parë ka qenë ai i boksierit shkodran i cili në ndeshjen e zhvilluar pasditen e sotme, ai ka patur përballë boksierin çek Tomas Bezvoda. Ndeshja është shoqëruar me rivalitet të madh por në fund ka triumfuar boksieri kuqezi me rezultatin 2-1. Ai ka arritur të marrë fitoren nga vlerësimi i gjyqtarit azerbajxhanas që ka dhënë rezultatin 29-28 si dhe të atij nga Kazakistani që ka dhënë të njëjtin vlerësim.

Zeneli: E kemi gati presidentin e ri të Federatës- Sinan Idrizin

0

Pas Zef Gjonit, trajnerit të Vllaznisë në boks, edhe Gëzim Zeneli, trajneri i ekipit të Flamurtarit, mendon se presidenti aktual i Federatës Shqiptare të Boksit Gjergj Leqejza, duhet të hapë krahun. Në një intervistë për gazetën shkodrasport.com, trajneri vlonjat që është njëkohësisht edhe zëvendëstrajner i kombëtares shqiptare, shprehet se boksi nuk ka nevojë për manekinë por për njerëz që duan të investojnë për të.

Demaj: Unë do fitoj titullin e 9-të kampion, Vllaznia të 20-tin

0

Boksieri shkodran Kristian Demaj është shumë i bindur në një tjetër sukses në karrierën e tij teksa në garat e kampionatit kombëtar që do të zhvillohet këtë fundjavë, ai do të tentojë të fitojë titullin e 9-të kampion personal. Përgatitjet tashmë kanë hyrë në fazën e fundit dhe boksieri 24 vjeçar tashmë ndjehet gati për ndeshjet përcaktuese që do t'i japin më pas edhe suksesin e rradhës.

Merret vendimi: Shtyhet Memoriali Ndërkombëtar i boksit ‘Shkodra 2020’

0
Ashtu si çdo vit tjetër, edhe sivjet në Shkodër është planifikuar të zhvillohet edicioni i rradhës i Memorialit Ndërkombëtar të boksit. I sivjetmi, "Shkodra 2020" do të jetë i 18-ti rradhazi që Sportklub Vllaznia në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër...

Boks, ja shorti i ndeshjeve të ditës së parë

0

Shorti ka vendosur këto përballje  për ditën e parë të kampionatit.Në peshën 56 kg Ronildo Pirani do ndeshet me Lamajn e Fierit. Në 60 kg boksieri shkodran do jetë përballë boksierit nga Lezha.Në 64 kg aty ku edhe pjesemarrja është më e madhe Kristian Shytani do ndeshet me Eret Rexhën e Beratit.

Klubi Vllaznia nesër një surprizë të bukur për ish- kampionin e Botës Roy Jones...

0
Ish- kampioni i Botes Roy Jones Jr. eshte kthyer ne vemendjen e mediave por edhe te opinionit sportiv shkodran dhe jo vetem me viziten e tij ne Shqiperi. Ai diten e djeshme ka dhene nje konference per shtyp duke...