Shytani e Bilali pretendojnë medalje të arta në “Gongun e Artë”

0

Dy boksierë të ekipit të Vllaznisë, pikërisht Kristian Shytani dhe Asmer Bilali që prej ditës së djeshme ndodhen në Shkup të Maqedonisë për të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar të boksit që zhvillohet atje. “Gongu i Artë” është një turne i përvitshëm dhe tradicional dhe për rrjedhojë do të jetë një test i mirë prove për to. Bashkë me këta dy sportistë, në Maqedoni është edhe trajneri Jozef Sermi që njëkohësisht drejton edhe ekipin tonë kombëtar në këtë aktivitet sepse përveç dy boksierëve të Vllaznisë, marrin pjesë edhe dy të Tiranës, Alban Beqiri që konkurron në peshën 75 kilogramë dhe Emiliano Xhediku në peshën 91 kilogramë. Shytani ndërkohë konkurron në peshën e tij 64 kilogramë dhe Bilali në peshën 69 kilogramë.

Klubi Vllaznia dënohet 1 vit nga Federata Shqiptare e Boksit

0

Klubi shumësportësh Vllaznia nuk do të ketë të drejtë të organizojë asnjë aktivitet boksi për një periudhë njëvjeçare. Ky është vendimi që ka marrë kryesia e Federatës Shqiptare të Boksit në mbledhjen e saj të djeshme teksa ka analizuar edhe incidentet e ndodhura në ndeshjet finale të Kupës së Shqipërisë, të zhvilluara pak ditë më parë në qytetin tonë. Goditja e kryegjyqtarit të këtyre finale, natyrisht që ka bërë jo pak bujë, aq më tepër që ndodhi në një qytet si Shkodra e cila nuk është shquar për veprime të tilla. Pikërisht ai incident bëri që ndeshjet finale të mos shkojnë deri në fund.

Replikon Gjoni ndaj Hoxhës: S’ merrem me “pionerë të Enverit”

0

Zef Gjoni, nuk ka pranuar asnjë prej akuzave të bëra nga arbitri Qemal Hoxha. Në një intervistë për gazeten, Gjoni i quajti ato të pavërteta.Ai eshte ndalur nje e nga nje tek te gjitha akuzat qe gjyqtari i boksit ka bere nje dite me pare ne "Panorama Sport" dhe i ka dhene pergjigjet e duhura. Madje, trajneri i Vllaznise ka kaluar ne kundersulm duke e akuzuar rende Hoxhen edhe si te paafte ne profesionin e tij. Ja intervista e plote:

Gjoni: Keqardhje për dhunën por Bilali meritonte fitoren

0

Trajneri i Vllaznisë në boks, Zef Gjoni, ka shprehur keqardhjen për dhunën e shfaqur ndaj tre gjyqtarëve post-finales së peshës 69 kg për Kupën e Shqipërisë, ku në ring u ngjitën Asmer Bilali i Vllaznisë dhe Xhulio Vrenozi i Apolonisë. Ndërsa e quan si të patolerueshme incidentin dhe të parin të ndodhur në pallatin e sportit “Qazim Dërvishi”, në qytetin e Shkodrës, Gjoni theksoi se sipas tij fitorja në atë takim i takonte boksierit Bilali.

Federata e Boksit deklaratë për incidentin e djeshëm në Shkodër

0

Në lidhje me incidentin e ndodhur ditën e djeshme në ndeshjet finale të Kupës së Shqipërisë teksa është goditur kryegjyqtari i garave nga një tifoz, ka reaguar sot Federata Shqiptare e Boksit. Përmes një deklarate për shtyp të presidentit të saj Gjergj Leqejza është bërë e ditur se distancohet nga çdo veprim dhune dhe njëkohësisht është bërë e ditur se në mbledhjen e ardhshme të kryesisë do merren edhe masat përkatëse për moslejimin e këtyre fenomeneve. Ja deklarata e plotë:

Incident në “Qazim Dervishi”. Një tifoz godet kryegjyqtarin e boksit

0

Një incident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" të Shkodrës. Një tifoz, i pakënaqur nga vendimet e gjyqtarisë, ka zbritur nga shkallët e pallatit të sportit në parket, aty ku kanë qenë gjyqtarët dhe ka goditur me grusht kryegjyqtarin Pavlli Karaj. Gjithçka ka ndodhur pas ndeshjes finale të Kupës së Shqipërisë në peshën 69 kg në mes boksierit të Vllaznisë Asmer Bilali dhe atij të Apolonisë Xhulio Vrenozi. Gjyqtaria në fund i ka dhënë fitoren Vrenozit dhe kjo ka shkaktuar reagim tek tifozët e pranishëm. Njëri prej tyre për rrjedhojë ka zbritur deri në parket dhe ka goditur kryegjyqtarin. Kaq ka mjaftuar që ndeshjet finale të Kupës së Shqipërisë të mos vazhdojnë më. Ky ka qenë vendimi i gjyqtarëve por edhe i kryesisë së Federatës.

Trajneri Vila: Edhe Kupa e 19-të do t’i takojë ekipit të Vllaznisë

0

Boksierët e Vllaznisë do të kërkojnë të bëjnë pronë të tyre edhe trofeun e 19-të të Kupës së Shqipërisë. Finalet e këtij aktiviteti do të zhvillohen këtë të shtunë dhe të dielë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit tonë. Boksierët shkodranë kanë kohë që përgatiten për këtë aktivitet dhe tashmë ata janë gati për triumfin e rradhës. Duke folur në lidhje me finalet e Kupës së Shqipërisë, njëri nga trajnerët e ekipit të Vllaznisë, pikërisht Lazarin Vila, ka bërë të ditur për se boksierët janë gati për suksesin e rradhës.

Finalet e Kupës së Shqipërisë në Shkodër më 26 dhe 27 tetor

0

Finalet e Kupës së Shqipërisë në boks për të rritur, këtë vit do të zhvillohen në Shkodër. Ky është vendimi që ka marrë Federata Shqiptare e Boksit, madje janë caktuar edhe datat e zhvillimit të tyre, që do jenë më 26 dhe 27 tetor në pallatin e sportit. “Qazim Dervishi”. Objektivi i Vllaznisë sigurisht që do jetë fitimi edhe i këtij trofeu pas atij të titullit kampion të fituar muajin e kaluar. Kapiteni i këtij ekipi Nelson Hysa është i bindur se do të ndodhë kështu. Një gjë të tillë ai e ka konfirmuar në një prononcim për gazetën tonë kur ka thënë:

Shytani, Marinaj e Hysa medalje ari në turneun e Sarajevës

0

Tre boksierë të Vllaznisë kanë zënë vende të para dhe janë nderuar me medalje ari në turneun ndërkombëtar të Sarajevës që ka përfunduar sot. Ata kanë triumfuar ndaj kundërshtarëve të tyre duke dalë fitues në peshat respektive. Ndërsa boksieri tjetër pjesmarrës në këtë aktivitet, Ronildo Piranej ka zënë vendin e dytë sepse ka humbur në finale. Megjithatë tre vendet e para të marra nga sportistët e tjerë, sigurisht që është një sukses i madh sepse ka qenë një turne ku kanë marrë pjesë boksierë nga Bosnja, Sllovenia, Maqedonia, Kosova etj. Në fakt për Shytanin shorti ka qenë disi më i favorshëm sepse ka kaluar menjëherë në finale ku është ndeshur me një boksier boshnjak të cilin e ka mundur pastër dhe në këtë mënyrë ka zënë vendin e parë në peshën 64 kg.

Katër boksierë të Vllaznisë në turneun e Sarajevës

0

Katër boksierë të ekipit të Vllaznisë menjëherë pasi janë kthyer nga kampionati kombëtar I të rriturve që u zhvillua pak ditë më parë në Vlorë dhe që u shoqërua me titullin e 19-të kampion si ekip, tashmë do të marrin pjesë në një tjetër aktivitet. Bëhet fjalë për një turne ndërkombëtar boksi që do të zhvillohet për dy ditë me rradhë, të shtunën dhe të dielën në Sarajevë të Bosnjë- Hercegovinës. Sipas informacionit që na jep trajneri I këtij ekipi, I mirënjohuri Zef Gjoni, drejt Bosnjës ditën e premte bashkë me të do të udhëtojnë katër boksierë të këtij ekipi. Bëhet fjalë për Kristian Shytanin që do të konkurrojë në peshën 64 kilogramë, për Asmer Bilalin që do konkurrojë në peshën 69 kilogramë, për Syrjan Marinajn në peshën 81 kilogramë dhe për Nelson Hysën që si zakonisht merr pjesë në peshën super të rëndë.