Në lidhje me incidentin e ndodhur ditën e djeshme në ndeshjet finale të Kupës së Shqipërisë teksa është goditur kryegjyqtari i garave nga një tifoz, ka reaguar sot Federata Shqiptare e Boksit. Përmes një deklarate për shtyp të presidentit të saj Gjergj Leqejza është bërë e ditur se distancohet nga çdo veprim dhune dhe njëkohësisht është bërë e ditur se në mbledhjen e ardhshme të kryesisë do merren edhe masat përkatëse për moslejimin e këtyre fenomeneve. Ja deklarata e plotë:

 

Deklaratë për shtyp
Federata Shqiptare e Boksit shpreh shqetesimin dhe keqardhjen e saj ne lidhje me incidentet e ndodhura ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, gjate dites finale te Kupes se Republikes, ku u dhunuan gjyqtaret te FSHBo dhe ju informon se: Federata Shqiptare e Boksit distancohet nga cdo lloj veprimi dhune apo gjesti antisportiv, te cilat jane ne kundershti te plote me karten olimpike dhe parimet “Fair Play” te saj. Per kete arsye, ju informojme se ne ditet ne vijim do te organizoje nje mbledhje te Komitetit Ekzekutiv jashte radhe, ku do te shqyrtohet fenomeni dhe incidenti I ndodhur dhe do te vendosen perballe pergjegjesise te gjithe personat apo institucionet pergjegjese te incidentit. Nga ana tjeter, FSHBo eshte e vendosur dhe informon se do te merren te gjitha masat e nevojshme (qofshin dhe ekstreme), ne menyre te tille qe nje fenomen I tille te mos perseritet kurre neper aktivitete sportive te boksit. Gjejme raste t’ju terheqim vemendjen komunitetit sportive te boksit, per te vepruar ne perputhje te plote me rregulloret e parashikuara nga FSHBo, pasi incidente te tille demtojne rende imazhin e sportit. Cdo sjellje apo gjest I cili eshte ne kundravajtje me rregulloren e FSHBo do te denohet me menyre kategorike.
Presidenti
Gjergj Leqejza