Boksierët e Vllaznisë pjesmarrës në “Gongun e Artë” në Shkup

0

Një muaj I ngjeshur me aktivitete sportive do të jetë nëntori për boksierët e Vllaznisë. Dje ata janë nisur drejt Maqedonisë për të marrë pjesë në turneun shumë të rëndësishëm “Gongu I Artë” që do të zhvillohet në Shkup. Në këtë turne do të marrin pjesë 5 boksierë shkodranë dhe pikërisht Ronildo Piranej, Kristian Shytani, Asmer Bilali, Kristian Demaj dhe Bekim Vjerdha  . Pas ketij aktiviteti, boksieret e Vllaznise do marrin pjese ne Kupen e Shqiperise qe do zhvillohet ne Vlore dhe me pas ne kupen “Adem Jashari” në Kosovë. Në të gjithë këto aktivitete që do zhvillohen brenda një periudhe 10 ditore, objektivi I boksierëve të Vllaznisë është paraqitja sa më e mirë.

Boksierët e Vllaznisë në përgatitje për “Gongun e Artë” në Shkup

0

Për boksierët e Vllaznisë nuk ka pushim. Ata pasi kanë shijuar për pak ditë titullin kampion të Shqipërisë, kanë rifilluar me stërvitje intensive sërish. Arsyeja është se në ditët e para të shtatorit, ata do të marrin pjesë në një aktivitet shumë të rëndësishëm ndërkombëtar siç është "Gongu i Artë" që zhvillohet në Shkup të Maqedonisë. Ky është një turne që zhvillohet çdo vit dhe në të marrin pjesë boksierë nga shumë vende të botës, madje vitin e shkuar në të ishin pjesmarrës edhe boksierë nga Kuba! Pavarësisht kësaj, siç dihet, dy boksierët e Vllaznisë Asmer Bilali dhe Kristian Demaj zunë vendet e para në peshat e tyre duke merituar medaljet e arta.

Jetmir Kuçi mund boshnjakun Telaloviç në ringun e Prishtinës

0

Boksieri shkodran Jetmir Kuçi ka arritur një tjetër fitore shumë të rëndësishme në boksin profesionist. Ai ka zhvilluar një ndeshje shumë të bukur ndaj boksierit nga Bosnja Emir Telaloviç duke e mundur atë me pikë. Ndeshja e rradhës për të është zhvilluar mbrëmjen e së martës në Prishtinë në një atmosferë shumë entuziaste. Siç bën të ditur faqja www.kosovaboxing.org, boksieri nga Bosnja që ishte kundërshtar i Kuçit në këtë ndeshje, deri më tani nuk kishte pësuar asnjë humbje në boksin profesionist dhe konsiderohej favorit për ta fituar edhe këtë ndeshje, por Kuçi farë eksperiencës së tij ka arritur ta mundë atë.

Zef Gjoni: 18 tituj kampion? Kam ende për të dhënë

0

Titullin kampion të këtij viti e ka dashur shumë. Sigurisht që në rradhë të parë për Vllazninë dhe Shkodrën por këtë herë edhe për veten. Zef Gjoni tashmë është 18 herë kampion I Shqipërisë me këtë ekip. Si pakkush dhe ndoshta askush trajner tjetër në vendin tonë. Tashmë që ia ka arritur sigurisht që ndjehet shumë më I lehtësuar dhe në intervistën e tij për gazetën online www.shkodrasport.com pranon të rrëfejë shumë gjëra:

Sa pak vlerësim për Zef Gjonin!

0
Opionin nga Aleksander KaçiKështu do mendoja se i respektojmë ne shkodranët bashkëqytetarët tanë. Edhe pse ato mund të jenë kampionë apo sportistë të nivelit...

Vllaznia kampione absolute për të 18-tën herë. Shytani më i miri

0

Vllaznia rikonfirmohet edhe njëherë tjetër si kampione absolute e vendit. Mesditën e sotme ajo është kurorëzuar për të 18-tën herë si kampione e Shqipërisë në 20 kampionatet e zhvilluara pas viteve ’90 në vendin tonë. Ajo ka arritur të nxjerrë edhe gjashtë boksierë kampionë në peshat respektive teksa Rexhildo Zeneli, Ronildo Piranej, Fatjon Arapi, Kristian Shytani, Kristian Demaj dhe Nelson Hysa i kanë sfiduar të gjithë kundërshtarët e tyre duke u shpallur kampionë. Dita finale ka dhuruar shumë emocione, kurorëzuar në fund edhe me ngritjen e kupës së kampionit. Kupën trajnerit të Vllaznisë Zef Gjoni ia ka dorëzuar presidenti i Federatës Shqiptare të Boksit Gjergj Leqejza.

Vllaznia, një hap larg titullit të 18-të kampion në boks

0

Boksierët e ekipit të Vllaznisë pas ndeshjeve të ditës së tretë të kampionatit, duken vetëm një hap larg fitimit të titullit kampion për këtë vit. Ata janë në numrin më të madh të finalistëve, plot 7 përballë 5 boksierëve që ekipi tjetër pretendent- Tirana ka nxjerrë në finale. Vllaznia në këtë mënyrë duket shumë pranë sigurimit të titullit të 18-të kampion ndër 20 kampionatet e zhvilluara deri tani. Dita e sotme, ajo e gjysmëfinaleve ka qenë vendimtarja për përcaktimin e finalistëve. Përcaktues ka qenë pikërisht takimi I peshës 56 kg në mes boksierëve Ronildo Piranej të Vllaznisë dhe Elsid Kalemit të Tiranës.

Vllaznia e Tirana konfirmohen si pretendente për titullin kampion

0

Vllaznia dhe Tirana janë dy ekipet pretendente për titullin kampion në boks këtë vit. Ekipi tjetër pretendent- Dardania ndonëse ka patur më shumë se gjithë ekipet e tjera boksierë pjesmarrës-10, nuk ka bërë një paraqitje të mirë gjatë ditës së djeshme. Ndër 5 boksierët e saj që kanë dalë në ring, kanë humbur 4, çka do të thotë se në garën e mëtejshme për titullin kampion, është disi prapa dy ekipeve të tjera. Për Vllazninë në këtë ditë të dytë kanë konkurruar dy boksierë, Kristian Demaj dhe Nelson Hysa dhe të dy kanë dalë me fitore, çka do të thotë se ekipi shkodran është në lojë për të fituar titullin kampion me 7 sportistë.

Dita e parë e kampionatit. Humbje e papritur e Asmer Bilalit

0

Kampionati i 20-të kombëtar i boksit ka nisur me një humbje të papritur për boksierin e Vllaznisë Asmer Bilali. Në ndeshjen e ditës së parë, ai është mundur nga boksieri i Tiranës Denis Nurja. Por sikur të mos mjaftonte kjo, një humbje e papritur edhe për boksierin tjetër të Vllaznisë Bekim Vjerdha ndaj Alban Beqirit po të Tiranës. Kjo ndeshja e fundit është kontestuar gjatë nga trajneri Zef Gjoni tek gjyqtaria megjithatë vendimi nuk ka ndryshuar. Kampionati kësisoj nuk ka nisur dhe aq mirë për ekipin shkodran që pretendon fitoren e titullit të 18-të kampion të vendit.

Zef Gjoni: Vllaznia synon titullin e 18-të kampion sivjet

0

Të grumbulluar në hotel “Argenti” që nga mesi I javës, boksierët e ekipit të Vllaznisë po merren me përgatitjet e fundit për marrjen pjesë në kampionatin kombëtar që do të startojë ditën e enjte në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Dy presidentët e ekipit, Flamur Hoxha dhe Gjergj Livadhi I kanë plotësuar të gjitha kushtet ekipit si për fazën përgatitore, paisjen me bazë materiale dhe grumbullimin para kampionatit, vetëm e vetëm që ky ekip të arrijë të shpallet sërish kampion I vendit. Trajneri I Vllaznisë, I mirënjohuri Zef Gjoni shprehet I bindur tek suksesi edhe këtë herë, një sukses ky që do ishte I veçantë si për të në aspektin personal ashtu edhe për boksin shkodran. Këtë ai e ka shprehur në intervistën e tij për gazetën online www.shkodrasport.com kur ka thënë:

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI