Vllaznia grumbullohet një javë para nisjes së kampionatit

Ekipi i boksit të Vllaznisë është grumbulluar që sonte në prag të kampionatit kombëtar të të rriturve që starton javën e ardhshme në Shkodër. Grumbullimi një javë përpara nisjes së kampionatit, pritet të ndikojë për mirë tek sportistët në prag të këtij aktiviteti shumë të rëndësishëm. Një grumbullim i tij njëjavor tek hotel "Argenti" është mundësuar nga ana e dy presidentëve të këtij ekipi Flamur Hoxha dhe Gjergj Livadhi. Ata po i qëndrojnë afër skuadrës teksa kanë bërë të mundur edhe paisjen me bazë materiale e cila është blerë në Mal të Zi. Objektivi i Vllaznisë sigurisht që është ruajtja e titullit kampion por ky i këtij viti ka një të veçantë të madhe.
Zhgënjen Vllaznia. Renditet e dyta me të rinjtë pas Tiranës

E prisnin që të ishte kampione e vendit edhe më të rinjtë por nuk ka ndodhur kështu me ekipin e Vllaznisë të drejtuar nga trajnerët Besnik Limani dhe Jozef Sermi. Ai ka zënë vetëm vendin e dytë teksa në përfundim të kampionatit ka grumbulluar 14 pikë ndërkohë që kampione është Tirana me 25 pikë e drejtuar nga një trajner shkodran- Sead Bushati. Vllaznia ka arritur të nxjerrë vetëm tre finalistë përballë gjashtë të Tiranës dhe që këtu është bërë shkëputja. Në ndeshjet finale të zhvilluara paraditen e sotme, kanë triumfuar Rexhildo Zeneli në peshën 56 kg dhe Arnaldo Duka në peshën 91 kg për Vllazninë.
Kampionati, 5 fitore dhe 1 humbje ditën e parë për boksierët shkodranë

Starton kampionati kombëtar i të rinjve. Vllaznia pretendente

Starton sot në Shkodër kampionati kombëtar i boksit për të rinj. Boksierët më të mirë të të gjithë ekipeve të vendit, kanë mbërritur pasditen e së mërkurës në qytetin tonë për t’u bërë pastaj gati për ndeshjet e ditës së parë. Kampionati do zgjasë tre ditë. Vllaznia do të kërkojë të shpallet kampione e vendit edhe për këtë grupmoshë. Këtë objektiv të saj e ka bërë të ditur për gazetën www.shkodrasport.com njëri nga trajnerët e ekipit shkodran Jozef Sermi që ka thënë: "Vllaznia është përgatitur seriozisht për këtë kampionat ngaqë vitin e kaluar ndoshta edhe si shkak i një neglizhimi të vogël nuk arritëm të shpallemi kampion. Ky gabim nuk do të ndodhë këtë herë teksa me të gjithë boksierët jemi përgatitur shumë seriozisht dhe jam shumë i bindur se do jemi kampionë të vendit".
Kampionatet e boksit zhvillohen në shtator në Shkodër

Arbis Vjerdha, zgjidhet president i Federatës së Kik- Tai Boksit

Boksierët e Vllaznisë, 4 vende të para në turneun e Prishtinës

Livadhi e Hoxha, zgjidhen presidentë të ekipit të boksit të Vllaznisë

Gjergj Leqejza zgjidhet president i Federatës Shqiptare të Boksit

Zef Gjoni: Gjergj Livadhi ose Tom Doshi, kandidatë për presidentë
